16-vjeçarja Ye Shiwen, shokoi rivalet dhe ekspertët, kur në stilin 400 metra stil i përzjerë, jo vetëm theu rekordin botëror, por notoi në pjesë të veçanta edhe më shpejt se amerikani Lochte, kampion i meshkujve në të njëjtën disiplinë.
E akuzuar për doping, Ye u mbrojt duke thënë se suksesi i saj i dedikohet një pune të palodhur që në moshë të vogël.
Eshtë pikërisht përzgjedhja e sportistëve që në moshë të vogël ajo që lejoi Kinën të fitonte Olimpiadën e parë në Pekin 2008, në të njëjtën kohë që dominimi bëhet gjithmonë e më i fortë garë pas gare.
Në një reportazh fotografik të publikuar në “Daily Mail”, tregohej ditën e hënë se cila është kostoja e suksesit.
Me qindra fëmijë të përzgjedhur që në moshë të vogël, të larguar me forcë nga familjet e tyre dhe të detyruar të stërviten në mënyrë brutale, për orë të zgjatura në ditë.
Dhe e gjithë kjo punë për të prodhuar disa syresh që do të përfaqësojnë më pas Kinën denjësisht në Lojrat Olimpike, ndërsa qindra apo mijera fëmijë të tjerë, të cilët nuk arrijnë dot majat, mbeten të paarsimuar dhe të destinuar për një jetë të mjeruar, pasi nëse nuk arrijnë në nivelet më të larta në çdo sport, i pret puna e rëndë fizike nëpër kooperativa apo fabrika të ndryshme.
Burimi : Top-Channel
Si të Humbasësh Peshë në Mënyrë të Shëndetshme: Udhëzuesi për Kalori dhe Matjen e Tyre.…
Aplikimi për Udhëtim në BE: Si të Merrni Lejen për Sistemin ETIAS. Nga janari 2025,…
Lehtësimi i masave pas karantinës për koronavirus covid-19. Me sa duket koronavirus covid-19 erdhi për…
Tashme koronavirusi është një kërcënim serioz edhe për Shqipërinë. Urojmë që virusi të mos infektojë…
Mjerisht sot u njoftua se shfaqet simptoma e parë e Koronavirusi edhe në Greqi. Simptoma…
Nga dita e djeshme (30 Janar) Greqia është në gjendje alarmi në lidhje me koronavirusin.…