Shkretetira e bardhe e Egjiptit

Shkretetira e bardhe e Egjiptit
Shkretetira e bardhe e Egjiptit

Shkretëtira e bardhë e Egjiptit (White Desert of Egypt), mund të dëgjohet pak e çuditshme por në këtë artikull do t’iu tregojmë disa foto interesante dhe kuriozitete për shkretëtirën e bardhë të Egjiptit. Është për të përmendur se Egjipti është faktikisht një vend vërtetë shumë fantastikë për të shkuar me pushime. Aty përveç piramidave shumë të famshme gjatë vitit 2013 aty janë bërë dhe zbulime të reja arkeologjike.

Por le të flasim për shkretëtirën e bardhë të Egjiptit. Në kontrast me shkretëtirat e verdha të planetit, në Egjipt dikush mund të shikojë një shkretëtirë të bardhë, si pasojë të shtrëngatave të zgjatura nga erëra dhe rëra. Efektet e ndërthurjes së të dyjave, ka sjell në sipërfaqen e shkëmbinjtë e ngurtë një shtresë të butë gurësh të cilët kanë ngjyrë të bardhë në formë shkumësi.

Të shumtë janë ata që bëjnë një udhëtim në atë vend për të parë nga afër modelet interesante të kësaj shkretëtire, ku disa prej të cilave i tejkalojnë pesë metra lartësi. Dhjetëra udhëtime organizohen nga banorët e vendeve më të afërta të banuara, ku shumica prej tyre përfshijnë dhe qëndrime natën në zonë, pasi nën dritën e hënës ngjyra e saj ngjanë me vendet e ngrira të poleve.

Nëse nuk keni mundësi ose dëshironi që të zgjidhni një vend të bukur për të kaluar pushimet hidhini një sy imazheve të më poshtme…

Pra këto ishin disa foto interesante e shkretëtirës së bardhe të Egjiptit ose si njihet ndryshe White Desert of Egypt. Nëse mednoni që të shkoni për vizitë në White Desert of Egypt do të ishim shumë kureshtarë të dinim se çfarë mbresash ju ka lënë.

Check Also

Perdorimi i rrjeteve sociale krahasohet e varesine ndaj substancave narkotike

Perdorimi i rrjeteve sociale krahasohet me varesine ndaj substancave narkotike

Adoleshentët që përdorin rrjetet sociale në internet, si Facebook, përfundojnë që të krijojnë një varësi …

Subscribe
Notify of
guest

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x