Shqiperia vendi ku perfundojne Mbetjet Toksike Italiane

Foto: Per Kock

Shqipëria vendi ku përfundoje Mbetjet Toksike Italiane ky është një skandal që qeveritaret shqiptarë bëjnë një vesh shurdh dhe një sy qorr. Por atë që nuk arrijnë të bëjnë shqiptarët e kanë bërë të huajt në një  investigim të gjatë dhe mjaft profesional ku pesë gazetarë nga rajoni dhe Italia,  kanë zbuluar skemën e depozitimit të mbetjeve toksike në Shqipëri 

Raporti është përgatitur nga Guia Baggi në Itali, Lawrence Marzouk në Prishtinë, Marjola Rukaj, Lorelei Mihala në Rumani dhe Remy Hersbach në Utreht.
Shkrimi është publikuar ngaTransitions Online.
Në shkrim thuhet se nga Italia për në Shqipëri po vijnë mbetje toksike, përfshi këtu bateri, ilaçe të skaduara, mbetje të naftës etj.
Investigimi i tyre ka zbuluar se biznesmenë italianë, me lidhje me krimin e organizuar kanë zbuluar Shqipërinë si koshin e plehrave toksike.
Në investigim flitet për mbetje që vijnë në Durrës rregullisht nga Tirrenia di Navigazione, një kompani tragetesh që lidh Durrësin me Barin. Bëhet fjalë për më shumë se 5 mijë ton mbeturina nafte e vaji që hidhet në Durrës.
Po ashtu në investigim del edhe emri i italianit Antonio Angelo Abrusci, i dënuar në Itali për mashtrim fiskal. Për të thuhet se është i njohur në biznesin e lojërave të fatit dhe të mbeturinave.
Ai thuhet se ka fituar së fundmi të paktën dy kontrata nga Bashkia e Tiranës për të mbledhur mbeturinat. Në një artikull të La Repubblica thuhet se Abrusci po intensifikon përpjekjet për të dërguar plehra në Shqipëri.
Në shkrim thuhet se firma e tij, Ecoaqua po synon të ndërtojë një landfill.
Po ashtu thuhet se Manlio Ceroni, një italian që njihet me emrin ‘mbreti i plehrave’ i ka kthyer sytë nga Shqipëria për të depozituar mbetjet.
Në shkrim theksohet se ai tentoi të ndërtojë një djegës plehrash në Tiranë, por plani i Fatos Nanos u ndalua.
Megjithatë shkrimi thekson se Berisha, që i mbylli dyert këtij projekti, ka hapur me dhjetëra dyer për biznesin e plehrave në Shqipëri, një vend që nuk ka mundësi të kontrollojë kufijtë e saj.
Shkrimi flet për tonelata plehrash që zhduken në Shqipëri.

Check Also

Pse ndodh eklipsi

Pse ndodh eklipsi?

Pse ndodh eklipsi? Ndonëse shumë persona mund ta dinë se përse ndodh një eklips, por …

Subscribe
Notify of
guest

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x