Categories: Mjeksia

Si te lehtesoni kollitjen?

kollitje

Si te lehtesoni kollitjen? Kur ndieni acarimin e fytit, shkoni në kuzhinën tuaj që në mënyrë të lehtë të përgatisni një ilaç shumë natyral. Disa ilaçe mund të dëmtojnë, në veçanti fëmijët, prandaj ndonjëherë është më mirë që në mënyrë të pavarur të përgatisni ilaç natyral, i cili do të ndihmojë. Megjithatë, mos i injoroni kurrë këshillat e mjekëve.

Si te lehtesoni kollitjen?

Shurupi nga mjalti, qepa dhe hudhra
Përzieni gjysmë filxhani mjaltë dhe gjysmë filxhani ujë. Shtoni qepën dhe hudhrën e prerë imët. Shtoni sherbelën, qepën, rigonin. Lëreni përzierjen të qëndrojë gjatë natës. Përzierjen filtrojeni, ruajeni në frigorifer dhe përdoreni si shurup.

Mjalti, qepa dhe hudhra kanë veçori të shkëlqyeshme antimikrobiale. Mjalti vepron në mënyrë relaksuese dhe të dobishme, ashtu që do të qetësojë fytin dhe kollën. Mos e zieni përzierjen për të mos humbur veçoritë shëruese. Sherbela dhe rigoni do të nxisin efikasitetin e ilaçit.

Nëse nuk mund të prisni që përzieja të qëndrojë gjatë natës, le të qëndrojë të paktën 10 minuta, derisa qepa të zbutet. Edhe pse do to humbë veçoritë e veta antimikrobiale, ajo ende do të mbetet efikase, ndërsa ju do ta ndieni lehtësimin para se të shkoni në shtrat.

Shurupi i rrepës
Përzini një lugë rrepë të prerë me një çerek filxhani me mjaltë. Lëreni të qëndrojë disa minuta, dhe pastaj përzierjen përdoreni si shurup për lehtësimin e kollës.
Rrepa nxit djersitjen, çka është e dobishme në shërimin e etheve. Kur përzihet me mjaltin do të fitoni përzierjen e cila është masë e shkëlqyeshme tek kolla, ngjirja e zërit, ftohja dhe gripi. Rrepa po ashtu nxit tretjen dhe oreksin. Megjithatë mos e pini këtë shurup në sasi të mëdha për të mos shkaktuar irritimin e stomakut.

Burimi: BalkanWeb

Luka

View Comments

Share
Published by
Luka

Recent Posts

Si të Humbasësh Peshë në Mënyrë të Shëndetshme: Udhëzuesi për Kalori dhe Matjen e Tyre

Si të Humbasësh Peshë në Mënyrë të Shëndetshme: Udhëzuesi për Kalori dhe Matjen e Tyre.…

4 months ago

Aplikimi për Udhëtim në BE: Si të Merrni Lejen për Sistemin ETIAS

Aplikimi për Udhëtim në BE: Si të Merrni Lejen për Sistemin ETIAS. Nga janari 2025,…

4 months ago

Lehtësimi i masave pas karantinës për koronavirus covid-19

Lehtësimi i masave pas karantinës për koronavirus covid-19. Me sa duket koronavirus covid-19 erdhi për…

5 years ago

A na mbron maska nga koronavirusi?

Tashme koronavirusi është një kërcënim serioz edhe për Shqipërinë. Urojmë që virusi të mos infektojë…

5 years ago

Shfaqet simptoma e parë e Koronavirusi edhe në Greqi

Mjerisht sot u njoftua se shfaqet simptoma e parë e Koronavirusi edhe në Greqi. Simptoma…

5 years ago

Shqipëria mund të ndodhet vetëm një hapë larg koronavirusit

Nga dita e djeshme (30 Janar) Greqia është në gjendje alarmi në lidhje me koronavirusin.…

5 years ago