Skandal 17 vjecari there me thik te emen

17 vjecari there me thik te emen

Ka tentuar të vrasë nënën, është kjo akuza për të cilën policia e Vestos ka ndaluar një 17-vjeçar shqiptar. Djali me inicialet G.M, pasi ka qëlluar me thikë në fyt nënën e tij, në banesën ku jetonin, ka dalë me makinë me disa bashkatdhetarët e tij.

Ai është ndaluar nga policia gjatë një kontrolli rutinë, por kur kanë parë njolla gjaku në bluzën e tij policët kanë kërkuar shpjegime dhe djali ka treguar se kishte qëlluar të ëmën me thikë.

Ndërhyrja e menjëhershme në banesën e këtij të fundit ka lejuar transportimin e gruas në spital. Policia sqaron se ajo është gjetur e mbuluar nga gjaku në krevatin saj, ndërsa mund të kishte humbur edhe jetën nëse nuk çohej në spital, ku i’u nënshtrua një ndërhyrje të menjëhershme kirurgjikale.

Arma, një thikë kuzhine u gjet në të njëjtën dhomë. Shkak për veprimin e të riut, dyshohet se ka qenë një zënkë e tij me nënën.

Burimi:ma.ar/BalkanWeb

Check Also

Arsyet përse emigrojnë të rinjtë

Arsyet përse emigrojnë të rinjtë

Vitet e fundit nga Shqipëria po largohen shumë të rinj, por keni menduar se cilat …

Subscribe
Notify of
guest

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x