Te kenduarit te zgjate jeten (studim i ri)

Te kenduarit te zgjate jeten (studim i ri)Pothuajse të gjithëve na pëlqen të dëgjojmë muzikë. Por a dini se dëgjimi i muzikës ka lidhje edhe me shëndetin tonë? Faktikisht studiues nga Amerika kanë dalë në përfundimin se muzika ka një lidhje tepër të ngushtë me shëndetin e njeriut. Nisur nga kjo, një grup studiuesish po vizitojnë grupet e koreve në disa komunitete dhe kurse këngësh për të moshuar për të analizuar efektet kuruese. Madje disa hedhin hipotezën se të kënduarit mund të zgjasë edhe jetën. Kjo gjë i ka bërë disa shkencëtarë kureshtar, prandaj është krijuar një grup studiuesish në Kaliforni për të studiuar nëse  të këndimi ndikon apo jo në zgjatjen e jetës.

Studiuesit  në Universitetin e Kalifornisë në San Francisko gjatë katër viteve të ardhshme do të studiojnë disa grupe kori të moshuarish të sapo krijuar gjithashtu edhe në klubet e qytetit.  Nadine Davenport Jones që vete rregullisht në një qendër të tillë shprehet: “Është kënaqësi ta mendosh se zëri yt është pjesë e këtij produksioni të vogël”. Studiuesit besojnë se pjesëmarrja në kor mund të ndihmojë aftësinë mendore të të moshuarve dhe shëndetin e tyre emocional, parandalimin e depresionit dhe ndoshta vonon fillimin e sëmundjes së alcajmerit.

Ja ç’thotë drejtuesja e këtij studimi, profesore Julene Johnson në Universitetin e Kalifornisë në San Francisko:
“Të moshuarit që këndojnë në një kor rrëzohen më rrallë dhe mund të kenë këmbë më të forta.”

Studiuesit besojnë se qytetarët e moshuar përfitojnë nga aktivitetet fizike si ngritja në këmbë dhe ulja dhe projektimi i zërit, veprim i cili mund të ndihmojë në forcimin e mushkërive.
“Deri në 30 përqind e të moshuarve ankohen për vështirësi në frymëmarrje kështu që ndoshta këndimi në kor përmirëson sistemin e frymëmarrjes.”

Para se të fillonin të këndonin vullnetarisht, anëtarët e korit u testuan për gjërat si balanca, forca e muskujve dhe kapaciteti i frymëmarrjes. Ata do të testohen përsëri në fund të studimit. Gjithsesi rezultatet e studimit nuk do të bëhen publikohen deri në vitin 2017. Por duket se pjesëmarrësit në këtë studim tashmë janë të kënaqur që janë anëtarë të një kori. Ata pranojnë duke thënë se aktiviteti grupor thjesht i bën ata të ndjehen të lumtur.

Check Also

Cila është e vërteta e koronavirusi

Cila është e vërteta e koronavirusi

Koronavirusi (coronavirus) është bërë makthi i gjithë botës. Koronavirusi është sëmundja  më e re e …

Subscribe
Notify of
guest

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x