Studiuesit në Universitetin e Kalifornisë në San Francisko gjatë katër viteve të ardhshme do të studiojnë disa grupe kori të moshuarish të sapo krijuar gjithashtu edhe në klubet e qytetit. Nadine Davenport Jones që vete rregullisht në një qendër të tillë shprehet: “Është kënaqësi ta mendosh se zëri yt është pjesë e këtij produksioni të vogël”. Studiuesit besojnë se pjesëmarrja në kor mund të ndihmojë aftësinë mendore të të moshuarve dhe shëndetin e tyre emocional, parandalimin e depresionit dhe ndoshta vonon fillimin e sëmundjes së alcajmerit.
Ja ç’thotë drejtuesja e këtij studimi, profesore Julene Johnson në Universitetin e Kalifornisë në San Francisko:
“Të moshuarit që këndojnë në një kor rrëzohen më rrallë dhe mund të kenë këmbë më të forta.”
Studiuesit besojnë se qytetarët e moshuar përfitojnë nga aktivitetet fizike si ngritja në këmbë dhe ulja dhe projektimi i zërit, veprim i cili mund të ndihmojë në forcimin e mushkërive.
“Deri në 30 përqind e të moshuarve ankohen për vështirësi në frymëmarrje kështu që ndoshta këndimi në kor përmirëson sistemin e frymëmarrjes.”
Para se të fillonin të këndonin vullnetarisht, anëtarët e korit u testuan për gjërat si balanca, forca e muskujve dhe kapaciteti i frymëmarrjes. Ata do të testohen përsëri në fund të studimit. Gjithsesi rezultatet e studimit nuk do të bëhen publikohen deri në vitin 2017. Por duket se pjesëmarrësit në këtë studim tashmë janë të kënaqur që janë anëtarë të një kori. Ata pranojnë duke thënë se aktiviteti grupor thjesht i bën ata të ndjehen të lumtur.
Si të Humbasësh Peshë në Mënyrë të Shëndetshme: Udhëzuesi për Kalori dhe Matjen e Tyre.…
Aplikimi për Udhëtim në BE: Si të Merrni Lejen për Sistemin ETIAS. Nga janari 2025,…
Lehtësimi i masave pas karantinës për koronavirus covid-19. Me sa duket koronavirus covid-19 erdhi për…
Tashme koronavirusi është një kërcënim serioz edhe për Shqipërinë. Urojmë që virusi të mos infektojë…
Mjerisht sot u njoftua se shfaqet simptoma e parë e Koronavirusi edhe në Greqi. Simptoma…
Nga dita e djeshme (30 Janar) Greqia është në gjendje alarmi në lidhje me koronavirusin.…