Categories: Shkenca

Te rejat nga sonda “Curiosity”

Sonda “Curiosity” foto nga NASA

Sonda amerikane Curiosity vazhdon të jetë në planetin Mars në vitin e saj të dytë të eksplorimeve. Materiali në vazhdim sjell disa nga arritjet e sondës dhe na njeh me planet e NASA-s për kërkimet e ardhëshme në planetin e kuq.

Te rejat nga sonda “Curiosity”

Kanë kaluar 12 muaj nga ulja e sondës Curiosity në Mars. NASA thotë se mjeti eksplorues ka përshkuar më shumë se 1.6 kilometra në terrenin marsian.
Ajo ka gjetur prova të shtratit të një rrjedhe të lashtë dhe shenja lagështie. Curiosity është eksploruesi i parë në Marsin shkëmbor që zbulon se brendësia e Planetit të Kuq faktikisht është në ngjyrë të hirtë.

Shkencëtarët e NASA-s thonë se Curiosity tashmë i ka dhënë përgjigje pyetjes kryesore të misionit, pra nëse Marsi në lashtësi ka qënë në gjendje të mbështesë forma të thjeshta jete si mikro-organizmat. Po, thotë Jim Green ekspert i NASA-s.

“Gjetëm të gjithë përbërësit e jetës të depozituar në këtë shtrat të lashtë lumi. Marsi ka qenë i banueshëm në të kaluarën,” thotë eksperti.

Ai e ka fjalën për hidrogjenin, oksigjenin dhe elemente të tjera. Curiosity ka 10 instrumente shkecore që përbëjnë laboratorin eksplorues.

Agjencia e hapsirës thotë se mjeti eksplorues ka realizuar më shumë se 75 mijë goditje me lazër për të tjetërsuar në avull gurët dhe dheun dhe studjuar përbërjen.

Janë mbi 70 mijë imazhe nga Curiosity që ofrojnë njohuri të reja për fqinjin e tokës. Eksploruesi nuk ka mision për të diktuar jetën, por gjetjet ofrojnë njohuri bazë për misionin e ardhshëm nga viti 2020 thotë zoti Green.

“Me dijen që Marsi ishte mjedis i jetueshëm në të kaluarën, ne do të fillojmë të kërkojmë shenja se çfarë jete mund të ketë ekzistuar në Mars, dhe nëse nxjerrim një përgjigje, kjo do të ndryshojë gjithçka,” thotë zoti Green.

Marsi është planeti që i ngjason më shumë tokës në sistemin tonë diellor thotë administratori i NASA-s Charles Bolden.

“Nëse ekziston jeta përtej tokës, dhe jam një nga ata që e besojnë këtë, për mua Marsi do të jetë mundësia më e madhe e gjetjes së jetës,”  thotë zoti Bolden.


Ndërkohë që NASA planifikon misionet e ardhëshme në Mars, Curiosity po udhëton në gropën 150 kilometra të gjerë të quajtur Krateri Gale. Po shkon drejt Malit Sharp ku do të studiojë shtresat e poshtme të kodrës marsiane dhe ku do të kërkojë për shenja rreth evolucionit të planetit.

Burimi: Zeri Amerikes

Luka

Share
Published by
Luka

Recent Posts

Si të Humbasësh Peshë në Mënyrë të Shëndetshme: Udhëzuesi për Kalori dhe Matjen e Tyre

Si të Humbasësh Peshë në Mënyrë të Shëndetshme: Udhëzuesi për Kalori dhe Matjen e Tyre.…

3 months ago

Aplikimi për Udhëtim në BE: Si të Merrni Lejen për Sistemin ETIAS

Aplikimi për Udhëtim në BE: Si të Merrni Lejen për Sistemin ETIAS. Nga janari 2025,…

3 months ago

Lehtësimi i masave pas karantinës për koronavirus covid-19

Lehtësimi i masave pas karantinës për koronavirus covid-19. Me sa duket koronavirus covid-19 erdhi për…

5 years ago

A na mbron maska nga koronavirusi?

Tashme koronavirusi është një kërcënim serioz edhe për Shqipërinë. Urojmë që virusi të mos infektojë…

5 years ago

Shfaqet simptoma e parë e Koronavirusi edhe në Greqi

Mjerisht sot u njoftua se shfaqet simptoma e parë e Koronavirusi edhe në Greqi. Simptoma…

5 years ago

Shqipëria mund të ndodhet vetëm një hapë larg koronavirusit

Nga dita e djeshme (30 Janar) Greqia është në gjendje alarmi në lidhje me koronavirusin.…

5 years ago