Temperaturat e larta dhe thatësira e kohëve të fundit në Shtetet e Bashkuara kanë ulur ndjeshëm këtë vit rendimentet e pritura për disa bimë ushqimore,
Vetëm disa javë pas fillimit, vera e vitit 2012 tashmë ka shënuar temperatura rekord. Ky mund të jetë një vit veçanërisht i vështirë për fermerët amerikanë, thotë specialisti i drithërave, Terry Roggensack.
“Ky është një nga vitet me thatësira më të mëdha që nga viti 1988, dhe do të ketë ndikim të madh në periudhën e riprodhimit për misrin dhe sojën”.
Temperaturat e larta dhe thatësira mund të ketë ndikim dramatik në prodhimet bujqësore. Nëse nuk do të ketë ndryshim të motit, pronari i fermës Matt Hughes mund të humbasë një të tretën e të lashtave.
“Tani po e shikoj se po humbas gjithçka nga thatësira, duke parë se si po thahet misri dhe rritja e ngadaltë e sojës. Kam bërë shumë punë dhe përpjekje për mbjelljen dhe kultivimin e këtyre bimëve dhe tani ndjehem sikur gjithë puna do të më shkojë kot”.
Ulja e prodhimit shkakton ngritjen e çmimeve.
Çmimet e misrit tashmë janë rritur më shumë se 30 për qind që nga muaji maj ndërsa çmimi i sojës është rritur më shumë se 20 për qind. Kjo do të thotë se do të ketë rritje të çmimit të bukës, produkteve të qumështit dhe të mishit dhe jo vetëm për konsumatorët amerikanë.
Srinivas Thiruvadanthai është ekonomist në Qendrën e Parashikimeve Jerome Levy.
“Nëse merreni me rritjen e derrave në Kinë, një prej vendeve me konsum më të lartë të mishit të derrit në botë, çmimi i këtij mishi do të varet nga çmimi i ushqimit që përdoret për rritjen e bagëtisë”.
Ky mund të jetë një problem për vendet e reja në zhvillim nga Azia deri në Lindjen e Mesme, ku konsumi i mishit është rritur ndjeshëm. Madje edhe ato vende që prodhojnë ushqim të mjaftueshëm për veten e tyre ka të ngjarë se do t’i ndjejnë pasojat e thatësirës.
“Për shembull, India normalisht eksporton sheqer në vitet kur rendimentet janë të larta, por në vitet kur prodhimi është i ulët, prodhuesi i dytë në botë i sheqerit ka nevojë për importe të sheqerit sepse është një nga konsumatorët më të mëdhenj të sheqerit në botë. Pikërisht në vitin në të cilin ajo ka nevojë për të importuar sheqer, tregjet globale të sheqerit nuk janë në gjendje të mirë”.
Paqëndrueshmëria ekonomike dhe politike në botë e përkeqëson edhe më tej këtë problem. Nëse nuk do të ketë reshje shiu ose nuk lehtësohet vala e të nxehtit në pjesën më të madhe të rajoneve bujqësore të Shteteve të Bashkuara, Thiruvadanthai nuk përjashton mundësinë e mungesave ushqimore, racioneve ushqimore por edhe urinë në disa vende, të cilat varen së tepërmi nga furnizimet e shumta dhe të vazhdueshme të eksportuesit më të madh me ushqime në botë.
Burimi:Zeri i Amerikes
Si të Humbasësh Peshë në Mënyrë të Shëndetshme: Udhëzuesi për Kalori dhe Matjen e Tyre.…
Aplikimi për Udhëtim në BE: Si të Merrni Lejen për Sistemin ETIAS. Nga janari 2025,…
Lehtësimi i masave pas karantinës për koronavirus covid-19. Me sa duket koronavirus covid-19 erdhi për…
Tashme koronavirusi është një kërcënim serioz edhe për Shqipërinë. Urojmë që virusi të mos infektojë…
Mjerisht sot u njoftua se shfaqet simptoma e parë e Koronavirusi edhe në Greqi. Simptoma…
Nga dita e djeshme (30 Janar) Greqia është në gjendje alarmi në lidhje me koronavirusin.…