Uiski me shije bejkon! Një shije klasike dhe vlera standarde për shumicën, uiski konsiderohet si një nga pijet alkoolike më famshme në mbarë botën. Shqeto, me uji apo akull, por edhe si pija bazë për shumë lloj koktejesh, shija e tij është e veçantë dhe e dallueshme dhe disa këtë mund ta dallojnë dhe me sy mbyllur! E njëjta gjë ndodh dhe me aromën e tij. Marka të mëdha nga mbarë bota krenohen për prodhimin e tij, që janë përzgjedhur vazhdimisht nga konsumatorë për vite me radhë. Megjithatë, një risi duket se ka përfshirë dhe këtë pije, pasi tani ka ardhur ajo që bënë ndryshimin për t’i dhënë një shije të veçantë për kënaqësinë e dashamirësve të uiskit.
Industria Britanike e prodhimtarisë së pijeve ‘Old Mayor’ frymëzohet nga … mëngjesi Britanik dhe i jep aromë bejkon uiskit! Një kombinim shpërthyes, shije e fuqishme dhe aromë, premton se do t’iu befasojë. Dhe para se të shprehni mendimin tuaj kritik, përgjegjësi i kompanisë ka për të thënë këtë: ‘Aty ku futet bejkon krijon shijet më të mira. Kjo nuk është rastësi!’.
Gjithsesi ata që provojnë pijen në fjalë zbulojnë se ekziston një shije e fortë e tymosur tek uiski por dhe një shije pikante. Specialistët, gjithsesi, theksojnë se mënyra më e mirë për ta shijuar këtë pije është ta provoni… shqeto!
Si të Humbasësh Peshë në Mënyrë të Shëndetshme: Udhëzuesi për Kalori dhe Matjen e Tyre.…
Aplikimi për Udhëtim në BE: Si të Merrni Lejen për Sistemin ETIAS. Nga janari 2025,…
Lehtësimi i masave pas karantinës për koronavirus covid-19. Me sa duket koronavirus covid-19 erdhi për…
Tashme koronavirusi është një kërcënim serioz edhe për Shqipërinë. Urojmë që virusi të mos infektojë…
Mjerisht sot u njoftua se shfaqet simptoma e parë e Koronavirusi edhe në Greqi. Simptoma…
Nga dita e djeshme (30 Janar) Greqia është në gjendje alarmi në lidhje me koronavirusin.…