Vodka e përbërë totalisht nga qumësht lope

Vodka black cow
Vodka black cow

47 vjeçari  Jason Barber është një bujk i thjeshtë nga Dorest i Anglisë, por që ka një specialitet. Harxhoi 3 vjet nga jeta a tij duke u munduar që të bënte një pije vodka nga qumështi i lopës, dhe si përfundim ia arriti qëllimit! Black Cow, emri i pijes, është tashmë një realitet dhe madje është shumë i preferua nga shumë konsumatorë nga mbarë bota. Këtij bujku i lindi si ide kur pa një dokumentarë në televizor në lidhje me prodhimin e vodkës nga qumësht bualli në një provincë të vogël në Tuva të Siberisë.

Bujku Jason Barber zotëron tashmë 250 kokë lopë në fermën që bënte eksperimentet. Tashmë vodka Black Cow ndodhet në raftet e restoranteve më të njohura në mbarë botën, dhe shumë shefa kuzhine të njohur e përdorin jashtë mase, për faktin se lë një shije të jashtëzakonshme në qiellzë, ndër të cilët është dhe Heston Blumenthal. Dhe admirues të tij janë dhe Daniel Craig ( i njohur me rolin e Xhejms Bond) por edhe nga Elizabeth Hurley.  Për sa i përket çmimit të kësaj vodke është 42 dollarë shishja 70cl.

Leave a Reply

avatar

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  Subscribe  
Notify of