Categories: Kuriozitete

Zbulimet arkeologjike me te medha gjate viti 2013

Foto ilistruese

Në 10 zbulimet arkeologjike më të mëdha që u zbuluan gjatë vitit 2013, revista e njohur Heritage Daily renditi si trashëgimi kulturore zbulime arkeologjike nga e gjithë bota. Pra bëhet fjalë për top 10 zbulimet arkeologjike që kanë ndikuar për sa i përket kuptueshmërisë së disa kulturave të lashta ose për të përforcimi e ideve që tashmë kishin.

Pra le t’i shikojmë me radhe se cilat janë këto 10 zbulimet arkeologjike më të famshme:
1. Në vendin e parë, revista rendiste zbulimin e eshtrave të Mbretit Richard III të cila u zbuluan nga Universiteti i Leicester (University of Leicester). Sipas deklaratave të zbuluesve Britanik, shkurtin e kaluar, eshtrat që u zbuluan gjatë vitit 2012 në qendër të Leicester , poshtë kishës Grey Friars, i përkisnin mbretit të fundit të Plantagenet, i cili vdiq në betejën e Bosurth më 1485 në moshën 32 vjeçare. Për identifikimin e eshtrave u përdorën materiale gjenetike nga pasardhësit e mbretit të cilët janë akoma gjallë.

2. Një skulpturë Romake në gjendje shumë të mirë. Skulptura përshkruan një skifter i cili mbanë në sqepin e tij një gjarpër, u gjend vitin e kaluar në Siti të Londrës. Grupi arkeologjikë i Muzeut Arkeologjik të Londrës (Museum of London Archaeology) në fillim ngurroi që ta publikonte dhe prejardhjen Romake të skulpturës, për shkak të gjendjes shumë të mirë të saj. Skulptura përllogaritet se i përket shekullit të 1rë dhe të 2të pas Krishtit dhe sipas ekspertëve «bëhet fjalë për skulpturën më të mirëmbajtur Britaniko romake»

3. Arkeologët më 2013 zbuluan një bodrumet më të mëdhenj dhe më të vjetër në botë. Vendi i ruajtjes që u zbulua nga gërmimet në rrënojat e pallatit Kanaanit në qytetin Tel Kabri, në veri të Izraelit, përllogaritet të jetë i vitit 1700 p. K. dhe kishte rreth 2000 (mijë) litra vere të ëmbël. Vera ishte e përzier me mente, mjaltë, kanellë, dëllinjë dhe rrëshirë, një recetë e njëllojtë me verërat farmaceutike që përdornin në Egjiptin e lashtë gati 2000 (mijë) vjet më parë.

4. Zbulimi i një monumenti mezolit në Norton të Herdfordsajtit e ka fillin që nga viti 1936, kur një lider i aerofotografisë angleze e kishte vërejtur nga lartësia. Që nga atëherë u bënë shumë kërkime për gjiganden «unazën dyshe» në dhé, por vetëm në vitin 2013 ekspertët mundën të kuptonin rëndësinë e vendit të sajë, që jep të dhëna për faktet parahistorike të zonës.

5. Romake është origjina e pallatit, që u zbulua në kodrën e Sionit në Jerusalem nga Universiteti i Karolinës se Veriut të Amerikës. Specifikimet e analizës është për arsye të mirëruajtjes së mbetjeve të ndërtesës luksoze të shekullit të 1rë pas Krishtit, që u zbulua në zonë të braktisur prej kohësh. Sipas studiuesve, ndërtesa ka mundësi t’i përkas ndonjë pasardhësi nga klasa priftërore judaike, ndërsa disa fakte të tjera ndoshta do të japin informacione të rëndësishme për princat e Jerusalemit në kohën e Jezuit.

6. Varrin e një doktori që jetoi në Egjipt rreth 4000(mijë) vjet më parë, sollën në dritë arkeologët Çekë. Zbulimi u bë në Abousir, një qytet varrezë e braktisur të Mbretit të Lashtë afër qytetit modern të Kajros, i cili ishte për elitën e kryeqytetit të lashtë Memphis. «Zbulimi është shumë i rëndësishëm sepse behet fjalë për varrin e një nga mjekët e mëdhenj të kohës së Piramidave, i cili ka lidhje të ngushta me faraonin», deklaroi tetorin e kaluar ministri i Antikiteteve Egjiptiane, Ibrahim Ali.

7. Mbetjet e dy sallave varrezë të mëdha, të cila u ndërtuan rreth viteve 4000 dhe 3600 para Krishtit, që të digjeshin dhe të varroseshin çdo njëra brenda varreve prehistorike, u gjet vitin e kaluar në Britani nga arkeolog të Universitetit të Mançester dhe të Këshillit të Herefordshire. Ndërtesat, me lartësi rreth 70 m., kishin korridore dhe ndarje, pra ngjanin me shtëpi, duke i bindur arkeologët që pohonin se në Evropën neolite «shtëpitë e të vdekurve» përshkruanin «shtëpitë e të gjallëve». Gjithashtu, varret pasuese në zonën e varrezave tregojnë se vendi ngeli i shenjtë edhe gati 1000 (mijë) vjet më pas.

8. Në vendin e 8të gjendet zbulimi i dytë mesjetar më i madh në Britani, pas heshtarëve të mbretit Rikardit të III. Varrezë me varre masive nga viktimat e Vdekjes së Zezë, të murtajës epidemike që pushtoi Londrën e shekullit të 14-të, u zbulua në qendër të qytetit gjatë një punimi të rrjetit hekurudhor të Carossrail. Trembëdhjetë skelete te vendosur me kujdes në dy linja të përcaktuar me kujdes në anë të sheshit e Charterhouse in Farringdon, të moshës deri në 660 vjeçare, mendohet se i përkasin viktimave të murtajës së vitit 1328. Arkivat historike referojnë se një varrezë që u hap në atë vit Farringdon, e cila deri më sot nuk ishte lokalizuar, kurse sipas informacioneve të varfra të asaj kohe, duhet të jenë varrosur deri më 50.000 njerëz atje në më pak se 3 vjet. Ekspertët që do të analizojnë eshtrat shpresojnë të identifikojnë ADN-në e bakterit të murtajës, duke kontribuar kështu në debatin se çfarë e shkaktojë Vdekjen e Zezë.

9. Një mozaik fantastik shumë ngjyrësh i moshës 1.500 vjeçare u gjet në vendin e Beit Kama të Izraelit. Mozaiku që është në gjendje shumë të mirë, përllogaritet që i përket periudhës të shekullit të 4-të dhe të 6-të pas Krishtit. Mozaiku është i stolisur me modele gjeometrike, ndërsa nëpër cepa e tij janë modeluar me amfore, akuj, gjithashtu dhe pëllumba që cimbin rrush. Edhe përse nuk bëhet fjalë për ndonjë model të rrallë, ajo që të mahnitë me tepër është numri i madh i modeleve janë përmbledhur në një dysheme. Mozaiku i përket një ndërtese shumë të madhe, ka mundësi të ketë karakter publik.

10. Dhe në vendin e dhjetë janë me shumë se 300 statujëza qeramike të lasht që u gjenden në vendin neolit Kuturulu Magula të Fthiotidas, një nga numrat më të mëdhenj të periudhës se Evropës juglindore.

Pra këto ishin top 10 zbulimet arkeologjike që u bënë vitin e kaluar. Dhe shpresojmë që analizimi i mëtejshëm i këtyre zbulimeve arkeologjike të bien në dritë fakte dhe informacione të reja si për arkeologët për edhe për ata që u interesojnë zbulime arkeologjike. /sq.siteluka.com/

Luka

Share
Published by
Luka

Recent Posts

Si të Humbasësh Peshë në Mënyrë të Shëndetshme: Udhëzuesi për Kalori dhe Matjen e Tyre

Si të Humbasësh Peshë në Mënyrë të Shëndetshme: Udhëzuesi për Kalori dhe Matjen e Tyre.…

4 months ago

Aplikimi për Udhëtim në BE: Si të Merrni Lejen për Sistemin ETIAS

Aplikimi për Udhëtim në BE: Si të Merrni Lejen për Sistemin ETIAS. Nga janari 2025,…

4 months ago

Lehtësimi i masave pas karantinës për koronavirus covid-19

Lehtësimi i masave pas karantinës për koronavirus covid-19. Me sa duket koronavirus covid-19 erdhi për…

5 years ago

A na mbron maska nga koronavirusi?

Tashme koronavirusi është një kërcënim serioz edhe për Shqipërinë. Urojmë që virusi të mos infektojë…

5 years ago

Shfaqet simptoma e parë e Koronavirusi edhe në Greqi

Mjerisht sot u njoftua se shfaqet simptoma e parë e Koronavirusi edhe në Greqi. Simptoma…

5 years ago

Shqipëria mund të ndodhet vetëm një hapë larg koronavirusit

Nga dita e djeshme (30 Janar) Greqia është në gjendje alarmi në lidhje me koronavirusin.…

5 years ago