Zyrtarët federalë amerikanë të shëndetësisë thonë se numri i vdekjeve nga një formë e rrallë e meningjitit është ngritur në 21 veta dhe 271 njerëz janë prekur nga kjo sëmundje. Shifrat e reja nga Qendra për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve tregojnë se shumica e rasteve të meningjitit fungoid janë gjetur në katër shtete: Tenesi, Miçigan, Virxhinia dhe Indiana. Ndërkohë që epidemia vazhdon të përhapet, gjithnjë e më shumë viktima dhe familjet e tyre po kërkojnë të merren masa ligjore. Në gjyqet e hapura përfshihet edhe çështja që ka vënë në shënjestër farmacinë në Masaçusets që ka lidhje me epideminë, si dhe zyrtarët e kompanisë. Të enjten, zyrtarët amerikanë të shëndetësisë konfirmuan praninë e fungoidit që lidhet me rastet e meningjitit tek një mjekim me steroid. Ky ilaç është prodhuar në Qendrën e New Englandit, që e ka ndaluar prodhimin dhe ka bllokuar përdorimin këtij produkti. Zyrtarët mendojnë se rreth 14 mijë pacientë në 23 shtete amerikane kanë marrë inxheksione me këtë mjekim, për trajtimin e problemeve të shpinës kurrizore dhe të kyçeve.
Burimi: BalkanWeb
Si të Humbasësh Peshë në Mënyrë të Shëndetshme: Udhëzuesi për Kalori dhe Matjen e Tyre.…
Aplikimi për Udhëtim në BE: Si të Merrni Lejen për Sistemin ETIAS. Nga janari 2025,…
Lehtësimi i masave pas karantinës për koronavirus covid-19. Me sa duket koronavirus covid-19 erdhi për…
Tashme koronavirusi është një kërcënim serioz edhe për Shqipërinë. Urojmë që virusi të mos infektojë…
Mjerisht sot u njoftua se shfaqet simptoma e parë e Koronavirusi edhe në Greqi. Simptoma…
Nga dita e djeshme (30 Janar) Greqia është në gjendje alarmi në lidhje me koronavirusin.…