Categories: Skandale

Shpërnguljet e detyruara në Kinë

Shpërnguljet e detyruara në Kinë janë rritur në mënyrë drastike në vitet e fundit, ndërsa autoritetet i japin përparësi zhvillimit të biznesit, pa llogaritur të drejtat e banorëve vendas. Foto e improvizuar Alarmi u dha ditën e enjte ngaAmnesty International”, që i konsideroi shpërnguljet e detyruara si një prej “shkeljeve më të rënda” të të drejtave të njeriut.
Edhe më shqetësues, është fakti se presioni nën të cilin vendosen zyrtarët vendas për të arritur norma ekonomike të imponuara nga qeveria qendrore, e bën edhe më të vështirë konsiderimin e nevojave të banorëve të shpronësuar.

Si rrjedhojë e kësaj praktike të gjithëpërhapur, protesta të shumta janë realizuar në shumë krahina të ndryshme të Kinës, shumë prej të cilave janë shtypur me ashpërsi prej autoriteteve.
Në bazë të kushtetutës, e gjithë toka në Kinë i përket shtetit, ndërsa pushteti lokal ka në dorë të caktojë zona të ndryshme për zhvillimin ekonomik dhe industrializim.
Disa vite më parë, pothuajse tre milionë banorë u zhvendosën pas ndërtimit të hidrocentralit më të madh në botë, në Kinën qendrore, ndërsa me dhjetëra mijëra banorë u detyruan me dhunë të largoheshin nga banesat e tyre në Pekin, pasi në atë zonë u ndërtuan komplekset olimpike që pritën Lojrat e viit 2008.

Burimi: Top-Channel

Luka

Share
Published by
Luka

Recent Posts

Lehtësimi i masave pas karantinës për koronavirus covid-19

Lehtësimi i masave pas karantinës për koronavirus covid-19. Me sa duket koronavirus covid-19 erdhi për…

4 years ago

A na mbron maska nga koronavirusi?

Tashme koronavirusi është një kërcënim serioz edhe për Shqipërinë. Urojmë që virusi të mos infektojë…

4 years ago

Shfaqet simptoma e parë e Koronavirusi edhe në Greqi

Mjerisht sot u njoftua se shfaqet simptoma e parë e Koronavirusi edhe në Greqi. Simptoma…

4 years ago

Shqipëria mund të ndodhet vetëm një hapë larg koronavirusit

Nga dita e djeshme (30 Janar) Greqia është në gjendje alarmi në lidhje me koronavirusin.…

4 years ago

Cila është e vërteta e koronavirusi

Koronavirusi (coronavirus) është bërë makthi i gjithë botës. Koronavirusi është sëmundja  më e re e…

4 years ago

Ja çfarë duhet të bëjnë kujdes ata që vuajnë nga hemorroidet

Një shprehje në shqip është: Shi me sy dhe plasë me zemër. Dhe sa e…

4 years ago