Shendeti

A na mbron maska nga koronavirusi?

Tashme koronavirusi është një kërcënim serioz edhe për Shqipërinë. Urojmë që virusi të mos infektojë shqiptarët, por me sa duket mundësitë janë të pakta. Prandaj ajo që duhet bërë është që të merren masat e duhura për t’u mbrojtur nga koronavirusi. Ideja e parë që na shkon nëpër mend për mbrojtje nga virusi është maska. Por, a na mbron maska nga koronavirusi?

A na mbron maska nga koronavirusi?

Ta themi me një fjalë, JO. Pse? Ja të bëjmë disa arsyetime të logjikshme. E vërteta është se njeriu kur ndodhet në hallë fillon e i beson çdo përralle, dhe kur ndodhet nën presion reagon pa i penduar gjërat dy herë. Duke parë lajmet që personat përdorin maska në ato vende ku është përhapur virusi dhe kur disa “ekspertë” sugjerojnë përdorimin e maskave, menjëherë mendojmë që maska është zgjidhja e duhur.

Por ja të mendojmë pak. Fillimisht duhet të kuptojmë se përse shërben maska. Maska është send që na mbron nga rreziqet e jashtëm. Faktikisht maska, në varësi të tipit dhe cilësisë, mund të na mbrojë nga lëndët kimike ose nga materiale të tjera që shpërndahen në formë pluhuri. Mjerisht viruset nuk hynë as në kategorinë e parë dhe as në të dytën.

Pse nuk na mbrojnë maskat nga viruset?

Të mos harrojmë që maskat kur përdoren kundër viruseve, pavarësisht nga tipi dhe cilësia e maskës, janë njëpërdorimshe. Dhe që një maskë të kryej plotësisht punë e saj, duhet edhe një veshje e përshtatshme. Mos harrojmë se e kemi fjalën për t’u mbrojtur nga një virus dhe jo nga aroma e keq, nga pluhuri apo nga ndonjë lëndë kimike. Prandaj sugjerimi që jep SiteLuka Shqip që të na mbrojë një maskë nga viruset, dhe në rastin në fjalë, që mbrohemi nga koronavirusi me përdorimin e maskës, duhet të përdorim edhe një veshje të përshtatshme.

Si e referuam që maskat kur përdoren për t’u mbrojtur nga viruset bëhen njëpërdorimshe dhe bashkë me maskën edhe rrobat. Tani ta zëmë se dolëm përjashta dhe përdorëm një maskë të cilësisë së mirë për t’u mbrojtur nga viruset, po me rrobat çfarë bëhet? Kur të kthehemi në shtëpi e flakim ose e djegim maskën, por rrobave çfarë t’u bëjmë? A kemi ne kushtet që para se të futemi në shtëpi të kemi një korridor për t’u dezinfektuar? Të mos harrojmë po flasim për një virus i cili ngjitet në çdo gjë që ndesh përpara. Kështu pra që asnjë lloj maske nuk mund të na mbrojë nga koronavirusi.

Si të mbrohemi nga koronavirusi?

Përfundimi? Mënyra e vetme, momentalisht, për t’u mbrojtur nga koronavirusi, sipas ekspertëve dhe mjekëve, është vetëm një higjienë e pastër. Pra, vetëm duke u kujdesuar e higjienën personale mund të mbrohemi nga koronavirusi. Mundohuni të lani duart me sapun disa herë në ditë, sidomos kur kthehemi nga ambientet e jashtme. Përdorni dezinfektues, nëse nuk keni përdorni alkool. Mos u afroni shumë me persona të tjerë, shmangni puthjet dhe përqafimet. Hani dhe pini gjëra të shëndetshme, në përgjithësi ushqime me vitaminë C. Këto janë disa këshilla se si mund të mbrohemi nga koronavirusi. Edhe njëherë duhet të kuptoni se nuk na mbron maska nga koronavirusi. SiteLuka Shqip

Luka

Share
Published by
Luka

Recent Posts

Si të Humbasësh Peshë në Mënyrë të Shëndetshme: Udhëzuesi për Kalori dhe Matjen e Tyre

Si të Humbasësh Peshë në Mënyrë të Shëndetshme: Udhëzuesi për Kalori dhe Matjen e Tyre.…

4 months ago

Aplikimi për Udhëtim në BE: Si të Merrni Lejen për Sistemin ETIAS

Aplikimi për Udhëtim në BE: Si të Merrni Lejen për Sistemin ETIAS. Nga janari 2025,…

4 months ago

Lehtësimi i masave pas karantinës për koronavirus covid-19

Lehtësimi i masave pas karantinës për koronavirus covid-19. Me sa duket koronavirus covid-19 erdhi për…

5 years ago

Shfaqet simptoma e parë e Koronavirusi edhe në Greqi

Mjerisht sot u njoftua se shfaqet simptoma e parë e Koronavirusi edhe në Greqi. Simptoma…

5 years ago

Shqipëria mund të ndodhet vetëm një hapë larg koronavirusit

Nga dita e djeshme (30 Janar) Greqia është në gjendje alarmi në lidhje me koronavirusin.…

5 years ago

Cila është e vërteta e koronavirusi

Koronavirusi (coronavirus) është bërë makthi i gjithë botës. Koronavirusi është sëmundja  më e re e…

5 years ago