A ndihmon kafeja në humbjen e peshës?

Kafeja është një nga pije që preferohet nga miliarda njerëz. Gjithashtu kafeinën e shtojnë shumë prodhues ushqimesh në produktet e tyre për t’i shtuar shijen ushqimit. Disa thonë se kafeina ndikon edhe në djegien e dhjamit. Prandaj pyetja që lind është: A ndihmon kafeja në humbjen e peshës?

A ndihmon kafeja në humbjen e peshës?

Me pakë fjalë po. Kafeja ndihmon në humbjen e peshës. Kjo ndodh për shkak se kafeina rritë lëvizshmërinë e dhjamit në indet dhjamor, gjithashtu rritet edhe metabolizmi.

Si kontribuon kafeina në humbjen e peshës?

Kafeina aktivizon sistemin nervor, i cili dërgon sinjal direkt në indin dhjamor për të copëtuar dhjamin. Gjithashtu kafeina rrit nivelin e epinerfinës në gjak (adrenalinë), e cila qarkullon nëpërmjet gjakut në indet dhjamore dhe jep komandën për copëtimin e dhjamit dhe çlirimin e tij në gjak.

Kafeina dhe rritja e metabolizmit

Sa më mirë të funksionojë metabolizmi, aq më e lehtë është të humbni kile. Studimet kanë treguar se kafeina mund të rris metabolizmin me një ritëm 3-11%. Nëse rritet doza e kafesë ka efekte edhe më të mëdha.  Në fakt, pjesa më e madhe e rritjes së metabolizmit shkaktohet nga një rritje e djegëses së dhjamit.

Kafeina dhe oreksi

Kafeina mund të ndihmojë në rritjen e ritmit të metabolizmit dhe të djegies së dhjamit, por më pas organizmi i reziston reagimit të saj. Por edhe nëse kafeja nuk ju bënë të digjni më shumë kalori për një kohë afatgjatë, vazhdon të jetë një mundësi e madhe që të thyej urinë dhe mund të ju ndihmojë të hani më pakë.

Nëse kafeina mund të ju ndihmojë që të humbisni peshë, për një kohë afatgjatë mund të varet nga organizmi i çdo personi. Por në lidhje se nëse kafeja ndihmon në humbjen e peshës, nuk ka asnjë fakt shkencor që e vërteton ose ta mohoi.

Konkluzioni? Nuk humbisni asgjë nëse e provoni. Ku i dihet organizmi juaj mund të stimulohet nga kafeina dhe të rrisë ritmin e metabolizmit. Këtu duam të theksojmë gjithashtu se mos e teproni me pirjen e kafesë pasi kjo gjë mund të shkaktojë pasoja serioze. Gjithmonë ju rekomandojmë se para se të provoni një dietë duhet të këshilloheni me mjekun tuaj. Dietat.info

Lexoni edhe artikullin kur duhet pire kafeja, për të patur efekte më të mira të kafesë.

Dietat

Share
Published by
Dietat

Recent Posts

Lehtësimi i masave pas karantinës për koronavirus covid-19

Lehtësimi i masave pas karantinës për koronavirus covid-19. Me sa duket koronavirus covid-19 erdhi për…

4 years ago

A na mbron maska nga koronavirusi?

Tashme koronavirusi është një kërcënim serioz edhe për Shqipërinë. Urojmë që virusi të mos infektojë…

4 years ago

Shfaqet simptoma e parë e Koronavirusi edhe në Greqi

Mjerisht sot u njoftua se shfaqet simptoma e parë e Koronavirusi edhe në Greqi. Simptoma…

4 years ago

Shqipëria mund të ndodhet vetëm një hapë larg koronavirusit

Nga dita e djeshme (30 Janar) Greqia është në gjendje alarmi në lidhje me koronavirusin.…

4 years ago

Cila është e vërteta e koronavirusi

Koronavirusi (coronavirus) është bërë makthi i gjithë botës. Koronavirusi është sëmundja  më e re e…

4 years ago

Ja çfarë duhet të bëjnë kujdes ata që vuajnë nga hemorroidet

Një shprehje në shqip është: Shi me sy dhe plasë me zemër. Dhe sa e…

4 years ago