Shendeti

Djegie nga dielli terapia me domate

Siç e dimë, vera nuk ka vetëm të mira. Nëse e teprojmë dhe qëndrojmë gjatë nën diell, dëmet janë shumë serioze.  Për këtë arsyeje, mjekët rekomandojnë të mos qëndrojmë shumë nën rrezet e diellit. Por çfarë të bëjmë nëse kur pësojmë djegie nga dielli? Në këtë artikull do ju tregojmë se çfarë mund të bëni në rast djegie nga dielli.

Djegie nga dielli terapia me domate

Shumë nga ju mund tu duket e çuditshme, ndoshta për faktin se nuk e keni dëgjuar kurrë, por një perime shumë rezultative në rast djegie nga dielli është terapia me domate. Lëngu i domates ka aftësinë për të lehtësuar ndjesinë e djegies, dhe jo vetëm nga dielli. Domatja është shumë e mirë për të shëruar djegiet nga dielli dhe të përshpejtojë përtharjen.  

Ekzistojnë disa metoda, por ajo më e thjeshta është të prisni një domate të pjekur në feta dhe t’i vendosni tek pjesët e djegura nga dielli. Një metodë tjetër aplikimi është të grini domaten dhe ta hapni si krem tek pjesët e djegura nga dielli. Do të vëreni që do ndjeni menjëherë freski dhe lehtësim.

Një metodë tjetër është për tu shëruar nga djegia e diellit është të krijoni një krem me purenë e domates dhe akull të grirë. Hapeni në pjesët e djegura nga dielli dhe do ndjeni lehtësim nga dhimbjet.

Keni vaskë? Atëherë mund ta mbushni me uji të freskët dhe të hidhni 2 filxhanë lëng domateje. Futuni brenda dhe rehatohuni për 10-15 minuta duke nxjerrë dobi nga vetitë kuruese.

Si përfundim, mund të krijoni një përzierje duke trazuar ¼ e një filxhani çaj me lëng domateje ose 1,5 lugë pastë, me qumësht të pasterizuar dhe lyeni pjesët e djegura në trup ose në fytyrë për rreth 30 minuta. Pastaj, shpëlajeni ujë të ftohtë. Do të shikoni “mrekullinë” që mund të bëjë domatja. Këto ishin disa këshilla në rast djegie nga dielli.

Luka

Share
Published by
Luka

Recent Posts

Lehtësimi i masave pas karantinës për koronavirus covid-19

Lehtësimi i masave pas karantinës për koronavirus covid-19. Me sa duket koronavirus covid-19 erdhi për…

4 years ago

A na mbron maska nga koronavirusi?

Tashme koronavirusi është një kërcënim serioz edhe për Shqipërinë. Urojmë që virusi të mos infektojë…

4 years ago

Shfaqet simptoma e parë e Koronavirusi edhe në Greqi

Mjerisht sot u njoftua se shfaqet simptoma e parë e Koronavirusi edhe në Greqi. Simptoma…

4 years ago

Shqipëria mund të ndodhet vetëm një hapë larg koronavirusit

Nga dita e djeshme (30 Janar) Greqia është në gjendje alarmi në lidhje me koronavirusin.…

4 years ago

Cila është e vërteta e koronavirusi

Koronavirusi (coronavirus) është bërë makthi i gjithë botës. Koronavirusi është sëmundja  më e re e…

4 years ago

Ja çfarë duhet të bëjnë kujdes ata që vuajnë nga hemorroidet

Një shprehje në shqip është: Shi me sy dhe plasë me zemër. Dhe sa e…

4 years ago