Categories: Shendeti

Eshte rritur jetegjatesia boterore

Eshte rritur jetegjatesia boterore, në këtë përfundim ka arritur një studim i bërë kohet e fundit. Sipas studimit një nga arsyet kryesore ka i rritjes së jetëgjatësisë nga 1990 është ulja e përqindjes së vdekjeve nga kanceri dhe nga sëmundjet e zëmrës në vendet e pasura dhe nga përqindja e lartë e të mbijetuarve nga diarretë, malaria dhe tuberkulozi në vendet e varfra.

Eshte rritur jetegjatesia boterore

Në një analizë të të dhënave të studimit të bërë gjatë vitit 2013 me titull «Global Burden of Disease Study » (GBD 2013) (Barra Botërore e Sëmundjeve) hulumtuesit referojnë se, ndërsa jetëgjatësia rritet kudo në botë, një ndryshim i madh ndodh me pjesën jugore të Afrikës, ku vdekshmëria nga virusi HIV shkurton një pesë vjeçar nga jetëgjatësia pas vitit 1990.

Z. Kristofer Marei, profesor Shëndetësia Botërore  në Universitetin e Uashingtonit dhe shefi i studimit, e cila u publikua në inspektimin shkencorë The Lancet komenton: “Përparimi që vërejmë përballë sëmundjeve dhe dëmtimeve të shumta janë pozitive, por mundet dhe duhet të bëjmë më shumë”.

Por si referon z. Marei, disa sëmundje të rënda kronike janë shpërfillur dhe kështu përbëjnë një rrezik të madh për jetën, por edhe çrregullimet e efekteve anësore të medikamenteve, cirroza e mëlçisë, diabeti dhe sëmundjet e veshkave, gjë e cila po të ishin përballuar në mënyrën e duhur që të rriste akoma më shumë jetëgjatësinë botërore.

Por një përfundim tjetër kontradiktor është se, ndërsa vdekjet botërore nga HIV / AIDS zvogëlohet çdo vit që nga viti 2005 dhe këtej, të cilat arritën në zenit, virusi HIV / AIDS (sida) ngelet shkaku më i lart i vdekjeve në 20 nga 48 vende të Afrikës Jugore. /sq.siteluka.com

Luka

Share
Published by
Luka

Recent Posts

Lehtësimi i masave pas karantinës për koronavirus covid-19

Lehtësimi i masave pas karantinës për koronavirus covid-19. Me sa duket koronavirus covid-19 erdhi për…

4 years ago

A na mbron maska nga koronavirusi?

Tashme koronavirusi është një kërcënim serioz edhe për Shqipërinë. Urojmë që virusi të mos infektojë…

4 years ago

Shfaqet simptoma e parë e Koronavirusi edhe në Greqi

Mjerisht sot u njoftua se shfaqet simptoma e parë e Koronavirusi edhe në Greqi. Simptoma…

4 years ago

Shqipëria mund të ndodhet vetëm një hapë larg koronavirusit

Nga dita e djeshme (30 Janar) Greqia është në gjendje alarmi në lidhje me koronavirusin.…

4 years ago

Cila është e vërteta e koronavirusi

Koronavirusi (coronavirus) është bërë makthi i gjithë botës. Koronavirusi është sëmundja  më e re e…

4 years ago

Ja çfarë duhet të bëjnë kujdes ata që vuajnë nga hemorroidet

Një shprehje në shqip është: Shi me sy dhe plasë me zemër. Dhe sa e…

4 years ago