Komentet e ndaluara janë ato që cilësohen si “propagandë kundër shtetit”, ose përhapje të “ideologjisë reaksionare”, thuhet sipas ligjit të nënshkruar nga kryeministri vietnamez, Nguyen Tan Dung.
Vietnami vazhdimisht është kritikuar për trajtimin e ashpër dhe dënimet e gjata me burg për të gjithë blogerët, të cilët e kanë kritikuar regjimin shtetëror një-partiak. Numri i arrestimeve dhe dënimeve është rritur ndjeshëm në katër vitet e fundit, raporton Reuters.
Dekreti i ri është shumë i mjegullt për nga përmbajtja, pasi që nuk e specifikon qartë se çfarë komentesh përbëjnë një vepër penale dhe janë të dënueshme me burg, apo se cilat janë “shkelje administrative”, për të cilat duhet paguar gjobë.
Depërtimi i internetit në një vend me një popullsi prej 90 milionë banorësh është në rritje e sipër, ndërsa 20 milionë prej tyre llogaritet se kanë llogari në rrjetin social Facebook, thuhet sipas një raporti të publikuar nga Ho Chi Minh City gjatë muajit shtator.
Si të Humbasësh Peshë në Mënyrë të Shëndetshme: Udhëzuesi për Kalori dhe Matjen e Tyre.…
Aplikimi për Udhëtim në BE: Si të Merrni Lejen për Sistemin ETIAS. Nga janari 2025,…
Lehtësimi i masave pas karantinës për koronavirus covid-19. Me sa duket koronavirus covid-19 erdhi për…
Tashme koronavirusi është një kërcënim serioz edhe për Shqipërinë. Urojmë që virusi të mos infektojë…
Mjerisht sot u njoftua se shfaqet simptoma e parë e Koronavirusi edhe në Greqi. Simptoma…
Nga dita e djeshme (30 Janar) Greqia është në gjendje alarmi në lidhje me koronavirusin.…