Gjoba deri me 4.740 dollare nese kritikon qeverine

Artikulli i radhës vjen nga Vietnami ku qeveria vendase ka miratuar një ligj që të vendosë gjoba me vlerë prej 4.740 dollarësh për këdo që kritikon qeverinë në rrjetet sociale, sipas një ligji të ri të publikuar këtë javë, i cili parasheh masa të reja ndëshkuese për ata që kanë mospajtime me partinë komuniste të vendit.

Komentet e ndaluara janë ato që cilësohen si “propagandë kundër shtetit”, ose përhapje të “ideologjisë reaksionare”, thuhet sipas ligjit të nënshkruar nga kryeministri vietnamez, Nguyen Tan Dung.

Vietnami vazhdimisht është kritikuar për trajtimin e ashpër dhe dënimet e gjata me burg për të gjithë blogerët, të cilët e kanë kritikuar regjimin shtetëror një-partiak. Numri i arrestimeve dhe dënimeve është rritur ndjeshëm në katër vitet e fundit, raporton Reuters.

Dekreti i ri është shumë i mjegullt për nga përmbajtja, pasi që nuk e specifikon qartë se çfarë komentesh përbëjnë një vepër penale dhe janë të dënueshme me burg, apo se cilat janë “shkelje administrative”, për të cilat duhet paguar gjobë.

Depërtimi i internetit në një vend me një popullsi prej 90 milionë banorësh është në rritje e sipër, ndërsa 20 milionë prej tyre llogaritet se kanë llogari në rrjetin social Facebook, thuhet sipas një raporti të publikuar nga Ho Chi Minh City gjatë muajit shtator.

Luka

Share
Published by
Luka

Recent Posts

Lehtësimi i masave pas karantinës për koronavirus covid-19

Lehtësimi i masave pas karantinës për koronavirus covid-19. Me sa duket koronavirus covid-19 erdhi për…

4 years ago

A na mbron maska nga koronavirusi?

Tashme koronavirusi është një kërcënim serioz edhe për Shqipërinë. Urojmë që virusi të mos infektojë…

4 years ago

Shfaqet simptoma e parë e Koronavirusi edhe në Greqi

Mjerisht sot u njoftua se shfaqet simptoma e parë e Koronavirusi edhe në Greqi. Simptoma…

4 years ago

Shqipëria mund të ndodhet vetëm një hapë larg koronavirusit

Nga dita e djeshme (30 Janar) Greqia është në gjendje alarmi në lidhje me koronavirusin.…

4 years ago

Cila është e vërteta e koronavirusi

Koronavirusi (coronavirus) është bërë makthi i gjithë botës. Koronavirusi është sëmundja  më e re e…

4 years ago

Ja çfarë duhet të bëjnë kujdes ata që vuajnë nga hemorroidet

Një shprehje në shqip është: Shi me sy dhe plasë me zemër. Dhe sa e…

4 years ago