Categories: A e dini?Kuriozitete

Kafeja me e shtrenjte ne bote

Kafeja me e shtrenjte ne bote Kafeja është pija më e preferuar e miliarda e miliarda personave, madje shumica e njerëzve nuk mund ta nisin ditën pa pirë një kafe. Dhe interesante është që ekzistojnë qindra lloj kefesh si bimë dhe qindra metodash për përpunimin e lëngut të kafes. Por a e dini se cila është kafeja më e shtrenjtë në botë? Disave mund t’iu vij pështirë nëse mësojnë se kafeja më e shtrenjtë në botë vjen nga kakërdhitë e një maceje të egër në Indonezi.

Kafeja me e shtrenjte ne bote

Nga zakonet më të dashura të njerëzve në të gjithë botën është kafeja. Por siç ë thamë që kafeja ka lloje të ndryshme shijesh, aroma, metoda përpunimi dhe ndër këto është edhe Kopi Luwak, kafeja më e shtrenjtë në botë me prejardhje nga Indonezia. Edhe pse të 60 eurot që mund të kushtoi një filxhan e bëjnë një luks, mënyra se si nxirret e bënë akoma më shumë interesante dhe të veçantë.

Çfarë është Kopi Luwak?

Kopi Luwak është më tepër një metodë sesa një lloj kafeje. Realisht Kopi Luwak do të thotë “kafeja e luwak” domethënë kafeja e zibetës Luwak që jeton në indonezi me emërimin më të njohur si Asian palm civet [shkencore Paradoxurus hermaphroditus]. Zibeta Luwak i ka shumë qef kokërrzat e kafesë dhe sidomos lëvozhgën e tyre të butë. Por stomaku i Luwak nuk mund të tretë bërthamën e fortë kështu që ajo del e paprekshme me kakërdhitë. Prodhuesit i mbledhin i pastrojnë i seleksionojnë dhe pastaj i nxjerrin në shitje. Proçedura e tretjes e zibetës Luwak dhe lëngjet gastrite të saj depërtojnë në kokrrat e kafes duke rritur nivelin e acidit citrik dhe malik duke i dhënë kafesë një aromë dhe shije të shkëlqyer.

Prodhimi i Kopi Luwak

Prodhimi i kafesë me këtë metodë përllogaritet rreth 600 kilogram në vit dhe për këtë arsye çmimi i shitjes është shumë i lart duke e bërë këtë kafenë më të shtrenjtë në botë. Në tregun e pakicës çmimi i kësaj kafeje arrin në rreth 550 euro kilogrami. Ndërsa në kafene luksoze e pakta dikush mund ta provoi këtë kafe për rreth 60 euro filxhani. Ky çmim ka bërë disa t’i kapin kafshët dhe t’i mbyllin në kafaz ku i ushqejnë me pemët e kafesë. Madje me disa informacione të fundit kërkesa për këtë lloj kafeje është rreth 50 herë më e lat nga prodhimi, gjë kjo që bënë të bëhen manipulime me këtë produkt.

Metoda e çertifikimit të orgjinalitetit

Kohët e fundit studiues Japonezë dhe Indonezian krijuan një metod kimike çertifikimi origjinaliteti të kësaj kafeje. Për ta arritur përzgjedhin kokrra Kopi Luwak dhe kafeje të përgjithshme nga e gjithë Indonesia, i analizojnë dhe i krahasojnë përmbajtjen e tyre kimike. Si përshkruajnë në studimin e tyre, i cili u publikua në revistën «Journal of Agricultural and Food Chemistry», vërtetuan se kohërat e Kopi Luwak e kanë të lartë nivelin e acidit citrik dhe malik, gjë kjo që jo që vetëm i jep një “identitet” por luan një rol të madh në shije dhe në aromën e kafes. Niveli i lart i acidit citrik dhe malik tek kafeja Kopi Luwak, sipas studiuesve, ndodh për shkak të acidit, të lëngjeve dhe të mikrobeve që kokrrat thithin kur ato janë në zorrët e Zibeve.
Kështu, kafeja orgjinale Luwak përfiton një identitet unik kimik e cila çertifikon orgjinalitetin e saj. Cilido do që ka mundësi për të paguar që të shijojë kafenë më të shtrenjtë në botë mund të jetë i sigurt për orgjinalitetin. /sq.siteluka.com/

Luka

View Comments

Share
Published by
Luka

Recent Posts

Lehtësimi i masave pas karantinës për koronavirus covid-19

Lehtësimi i masave pas karantinës për koronavirus covid-19. Me sa duket koronavirus covid-19 erdhi për…

4 years ago

A na mbron maska nga koronavirusi?

Tashme koronavirusi është një kërcënim serioz edhe për Shqipërinë. Urojmë që virusi të mos infektojë…

4 years ago

Shfaqet simptoma e parë e Koronavirusi edhe në Greqi

Mjerisht sot u njoftua se shfaqet simptoma e parë e Koronavirusi edhe në Greqi. Simptoma…

4 years ago

Shqipëria mund të ndodhet vetëm një hapë larg koronavirusit

Nga dita e djeshme (30 Janar) Greqia është në gjendje alarmi në lidhje me koronavirusin.…

4 years ago

Cila është e vërteta e koronavirusi

Koronavirusi (coronavirus) është bërë makthi i gjithë botës. Koronavirusi është sëmundja  më e re e…

4 years ago

Ja çfarë duhet të bëjnë kujdes ata që vuajnë nga hemorroidet

Një shprehje në shqip është: Shi me sy dhe plasë me zemër. Dhe sa e…

4 years ago