Categories: Shendeti

Pse duhet te vendosim monedhe ne frigorifer?

Pyetje interesante,  apo jo?  Pra pse duhet te vendosni nje monedhe ne frigorifer?  Por faktikisht vendosja e një monedhë në frigorifer mund t’iu shpëtoi jetën.  Ju duket e çuditshme? Në rregull.  Ta zëmë se  keni ikur me pushime për disa ditë dhe në frigorifer keni vendosur disa ushqime të cilat nëse mund të qëndrojnë disa kohë të shkrira dhe nuk gatuhen mund të prishen dhe madje mund të bëhen të rrezikshme për shëndetin, si mund ta kuptoni nëse korenti është prerë për një kohë të gjatë? 
Ja pra për këtë mund t’iu ndihmoi një monedhë.  Metoda e monedhës është shumë praktike dhe sidomos për vendin tonë pasi megjithëse jetojmë në shekullin e 21të ka akoma munges energjie.

Por gjithësesi,  të gjithëve na duhet të largohemi nga shtëpia dhe ndonjëherë edhe për disa ditë me radh dhe në frigorifer mund të kemi ushqime të cilat si e thamë më lartë nëse qëndrojnë për disa kohë të shkrira mund të prishen dhe kështu të bëhen të rrezikshme për shëndetin tonë.  Prandaj si mund ta kuptojmë këtë? Dikush mund të thoj se nëse është mish atëherë mund të shikojmë ndoshta gjakun që ka shkrirë dhe kështu mund ta kuptojmë. Por ta zëmë se mund të kemi vendosur sallam ose dika tjetër që nuk mund të kuptohet kur ka shkrirë dhe ka ngrirë përsëri?  Atëherë iu vjen në ndihmë stili me monedhë.

Por si mund ta bëni stilin me monedhë?  Nuk është e vështirë.  Vendosni në ngrirje një gotë plastike me uji.  Pasi uji të ketë ngrirë sipër akullit vendosni një monedhë metalike.  Tani besoj se  ju vajti mendja?  Po,  nëse do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike për një kohë të gjatë monedha do të bjerë në fundin e gotës pasi të ketë shkrirë akulli.  Tani pra nuk do shumë mend për të kuptuar se  ato ushqime që mund të prisheshin duhen hedhur një orë e më parë. Nëse do të vëreni se monedha nuk ka lëvizur atëherë mund ta hani pa frikë ushqimin në frigorifer. Kështu pra,  mbani një shëndet të mirë duke përdorur stilin e monedhës metalike.  Vendosë një monedhë, shpëto një jetë!  /sq.siteluka.com

 

Luka

Share
Published by
Luka

Recent Posts

Lehtësimi i masave pas karantinës për koronavirus covid-19

Lehtësimi i masave pas karantinës për koronavirus covid-19. Me sa duket koronavirus covid-19 erdhi për…

4 years ago

A na mbron maska nga koronavirusi?

Tashme koronavirusi është një kërcënim serioz edhe për Shqipërinë. Urojmë që virusi të mos infektojë…

4 years ago

Shfaqet simptoma e parë e Koronavirusi edhe në Greqi

Mjerisht sot u njoftua se shfaqet simptoma e parë e Koronavirusi edhe në Greqi. Simptoma…

4 years ago

Shqipëria mund të ndodhet vetëm një hapë larg koronavirusit

Nga dita e djeshme (30 Janar) Greqia është në gjendje alarmi në lidhje me koronavirusin.…

4 years ago

Cila është e vërteta e koronavirusi

Koronavirusi (coronavirus) është bërë makthi i gjithë botës. Koronavirusi është sëmundja  më e re e…

4 years ago

Ja çfarë duhet të bëjnë kujdes ata që vuajnë nga hemorroidet

Një shprehje në shqip është: Shi me sy dhe plasë me zemër. Dhe sa e…

4 years ago