Koreja e Jugut ne varesi te telefonave inteligjent komplet si vend

Rreth 2.5 milionë koreanojugorë vuajnë nga varësia që kanë ndaj telefonave inteligjentë ose të njohur ndryshe si samrtphone. Sipas qeverisë së Koresë së Jugut ky problem është në rritje, ndaj specialistë të shëndetit kanë nisur trajtimin e njerëzve që vuajnë nga kjo varësi.
Adoleshentët në Korenë e Jugut i duan telefonat inteligjentë, por marrëdhënia e tyre me prodhimet më të fundit të teknologjisë nuk është përherë e shëndetëshme.
Koreja e Jugut është një prej vendeve më të dixhitalizuara në botë, ku rrjetet e internetit janë shumë të shpejta. Kjo bën që koreanët, nga nxënësit e shkollave e deri tek të moshuarit të përdorin e të kenë pjesë të jetës së tyre telefonat inteligjentë.
Këta telefona nuk janë vetëm për të folur, ata janë për alarmin e zgjimit në mëngjes, për mesazhe me miqtë, për të luajtur, për të bërë fotografi, për të dëgjuar muzikë, për të lexuar lajmet, për ta përdorur si hartë elektronike, për të parë oraret e autobuzit si dhe për shumë shërbime të tjera.

Por gjërat e mira kanë rrezikun e tyre. Telefonat inteligjentë kërcënojnë shëndetin e brezave të rinj me të ashtuquajturën ”Sindroma e varësisë nga telefonat inteligjentë”.

Sipas një vëzhgimi të kryer nga qeveria e Koresë së Jugut, rreth 2.55 milionë njerëz janë me sindromën e varësis ndaj telefonacve celularë. Ky numër përfaqëson thuajse 10% të përdoruesëve të telefonave inteligjentë, ose 60% të popullsisë së Koresë së Jugut.

Aum Na Eee, menaxhere në divizionin e parandalimit të varësisë ndaj kulturës dixhitale në qendrën kombëtare të informacionit mbi Internetin, thotë:
”Varësia e adoleshentëve ndaj telefonave inteligjentë është në 11.4%. Kjo varësi nga mbipërdorimi i telefonave celularë paraqitet me tërheqje nga jeta e përditshme. Mes këtij 11.4 përqindshi të tërhequr nga sindroma e telefonisë inteligjente, 2.2 përqind janë në rrezik të madh. Ata kanë nevojë për trajtim të specializuar.”
Qeveria e Kores së Jugut po përqëndrohet tani tek programet parandaluese për varësinë ndaj telefonave inteligjentë.
Thuajse 90% e fëmijëve të Kores së Jugut mes moshës 3 deri 5 vjeçarë do të mësojnë në kopshte se si të kontrollojnë qasjen ndaj paisjeve dixhitale dhe rrezikut që sjell qëndrimi për një kohë të gjatë në internet, thotë një zyrtare e ministrisë së arsimit e Koresë së Jugut.
Ndërkaq Ministria e Administratës Publike dhe Sigurisë po rishikon legjislacionin përkatës, për t’a kthyer në lëndë të detyruar mësimin e rrezikut që sjell qasja e tepruar në internet, si në shkollat fillore dhe ato të mesme.

Choi Jung – seok drejton qendrën e Varësisë në zyrën Mjekësore të Universitetit të Seulit. Ai thotë se varësia ndaj telefonave inteligjentë mund të shkaktojë ndryshime në funkaionimin e trurit.
Ai thotë se adoleshentët mund të ndjehen nervozë, në ankth dhe shqetësohen kur nuk kanë telefonat pranë , çka shkakton efekte negative në procesin mësimor të tyre.
Gjithashtu varësia shoqërohet edhe me siptoma fizike si dhimbje qafe dhe shpatullash që shkaktohet nga përqëndrimi për një kohë të gjatë tek ekrani i celularit, ose mpirje të gishtave dhe kyçeve të duarëve.
Koreja e Jugut është parë gjithmonë si pioniere e teknologjisë së përparuar, dhe pasojat që vihen re tek adoleshentët për varësinë ndaj paisjeve teknologjike, janë sinjalizuese për të gjitha vendet e tjera ku kjo teknologji po përhapet me shpejtësi.
Burimi: Zeri Amerikes

Luka

Share
Published by
Luka

Recent Posts

Si të Humbasësh Peshë në Mënyrë të Shëndetshme: Udhëzuesi për Kalori dhe Matjen e Tyre

Si të Humbasësh Peshë në Mënyrë të Shëndetshme: Udhëzuesi për Kalori dhe Matjen e Tyre.…

3 months ago

Aplikimi për Udhëtim në BE: Si të Merrni Lejen për Sistemin ETIAS

Aplikimi për Udhëtim në BE: Si të Merrni Lejen për Sistemin ETIAS. Nga janari 2025,…

3 months ago

Lehtësimi i masave pas karantinës për koronavirus covid-19

Lehtësimi i masave pas karantinës për koronavirus covid-19. Me sa duket koronavirus covid-19 erdhi për…

5 years ago

A na mbron maska nga koronavirusi?

Tashme koronavirusi është një kërcënim serioz edhe për Shqipërinë. Urojmë që virusi të mos infektojë…

5 years ago

Shfaqet simptoma e parë e Koronavirusi edhe në Greqi

Mjerisht sot u njoftua se shfaqet simptoma e parë e Koronavirusi edhe në Greqi. Simptoma…

5 years ago

Shqipëria mund të ndodhet vetëm një hapë larg koronavirusit

Nga dita e djeshme (30 Janar) Greqia është në gjendje alarmi në lidhje me koronavirusin.…

5 years ago