Mjeksia

Mjeket Shqiptar arrijnë të përgjysmojnë vdekshmërinë e bebeve

Mjeket Shqiptar arrijnë të përgjysmojnë vdekshmërinë e bebeve! Sipas një raporti global mbi vdekshmërinë foshnjore të UNICEF dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Shqipëria ka ulur afro dy herë e gjysmë vdekshmërinë e fëmijëve nën 5 vjeç. Mjekë të njohur dhe drejtues të shëndetësisë shqiptare pohojnë se ende ka shumë punë për të rritur cilësinë e mjekimeve ndaj fëmijëve. Sipas tyre, vdekshmëria foshnjore është më e lartë në zonat më të varfra, ku edhe kultura mjekësore është më e dobët.

Mjeket Shqiptar arrijnë të përgjysmojnë vdekshmërinë e bebeve

Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF), Organizata Botërore e Shëndetësisë (WHO) dhe Banka Botërore (WB) sapo kanë publikuar një raport, sipas të cilit vdekshmëria aktuale e fëmijëve nën moshën 5 vjeç është përgjysmuar në krahasim me vitin 1990. Raporti krahasues në statistika në të 20 viteve përfshin të gjithë globin dhe thekson se kjo arritje me përgjysmimin e vdekjeve të fëmijëve nën 5 vjeç në dy dekada është ende e pamjaftueshme dhe se shumica e vdekjeve të tjera mund të shmangen me masa të thjeshta.

Po në Shqipëri si është gjendja?

Mes shumë shteteve të tjera, për Shqipërinë raporti i UNICEF tregon se vdekshmëria për grup moshën nën 5 vjeç është ulur nga 43 për një mijë fëmijë në vitin 1990 deri në 17 për një mijë fëmijë në 2012. Kjo ulje afro dy herë e gjysmë e ka renditur Shqipërinë ndër vendet me më shumë përparim në këtë fushë.

Çfarë ka ndihmuar për këtë?

Mjeku i njohur dhe ministri aktual i shëndetësisë, Halim Kosova, thotë se këto rezultate janë arritur me politika social-ekonomike konstante të disa qeverive rresht dhe me punën këmbëngulëse të gjithë sistemit shqiptar të mjekësisë. Sipas tij, kultura shëndetësore e prindërve në mirërritjen e fëmijëve është duke u rritur. Zoti Kosova thotë se nga një studim i fundit 97 për qind e lindjeve kryhen nën kujdesin e mjekut, vetëm 3 për qind e nënave lindin ende në shtëpi, dhe pastaj 100 për qind e fëmijëve janë nën kontroll të plotë mjekësor deri sa bëhen gati për shkollë e më tej.

Një tjetër mjeke e shquar e kësaj fushe, Anila Godo, thotë se shifrat e vdekshmërisë foshnjore nga 0-1 vjeç dhe deri nën 5 vjeç janë vazhdimisht në ulje, dhe kjo tregon se standartet e shërbimit ndaj fëmijëve janë në rritje. Sipas saj, vdekshmëria foshnjore është ende e pranishme në ato zona ku edhe varfëria e popullatës është më e lartë, kryesisht në veri dhe veri-lindje të vendit.

Zonja Godo thotë se vdekshmëria foshnjore e këtyre zonave të largëta ulet sa më shumë ulet izolimi i tyre, sepse shkon më shpejt mjeku atje dhe prindërit e arrijnë spitalin më lehtë. Por, ajo thekson se rritja e kulturës shëndetësore të prindërve është një pikë kryesore në mirërritjen e fëmijëve.

Raport i përbashkët i UNICEF-it, Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Bankës Botërore u propozon qeverive nga masa të thjeshta parandaluese për vdekjen e fëmijëve qysh me vaksinat, vitaminat dhe kujdes të vazhdueshëm për nënën dhe fëmijën me ujë, ilaçe dhe ushqime, deri tek një zhvillim i qëndrueshëm ekonomik dhe shoqëror.

Luka

Share
Published by
Luka

Recent Posts

Lehtësimi i masave pas karantinës për koronavirus covid-19

Lehtësimi i masave pas karantinës për koronavirus covid-19. Me sa duket koronavirus covid-19 erdhi për…

4 years ago

A na mbron maska nga koronavirusi?

Tashme koronavirusi është një kërcënim serioz edhe për Shqipërinë. Urojmë që virusi të mos infektojë…

4 years ago

Shfaqet simptoma e parë e Koronavirusi edhe në Greqi

Mjerisht sot u njoftua se shfaqet simptoma e parë e Koronavirusi edhe në Greqi. Simptoma…

4 years ago

Shqipëria mund të ndodhet vetëm një hapë larg koronavirusit

Nga dita e djeshme (30 Janar) Greqia është në gjendje alarmi në lidhje me koronavirusin.…

4 years ago

Cila është e vërteta e koronavirusi

Koronavirusi (coronavirus) është bërë makthi i gjithë botës. Koronavirusi është sëmundja  më e re e…

4 years ago

Ja çfarë duhet të bëjnë kujdes ata që vuajnë nga hemorroidet

Një shprehje në shqip është: Shi me sy dhe plasë me zemër. Dhe sa e…

4 years ago