Pse ndodh eklipsi?

Pse ndodh eklipsi? Ndonëse shumë persona mund ta dinë se përse ndodh një eklips, por mund të ketë edhe nga ata që nuk e kuptojnë shumë mirë se përse ndodh një eklips. Prandaj këtu në Mos e Beso po Deshe do ju tregojmë se përse ndodh një eklips. Faktikisht është për tu theksuar se eklipset, sidomos ajo diellore, është një nga fenomenet më të bukura që mund të shikojmë me sy të lirë. Dhe objekti që luan rolin kryesor në këtë fenomen është hëna, prandaj le të flasim pak edhe për hënën.

Pse ndodh eklipsi?

 

A e dini se në ç’mënyrë ndryshon pamje hëna ndërsa rrotullohet rreth tokës? Kur hëna dhe dielli janë në skajet e kundërta të qiellit, shohim atë që quhet hënë e plotë e cila shfaqet në lindje, ndërkohë që dielli po fshihet në perëndim. Ndërkohë që ditët kalojnë, hëna del më vonë çdo natë, duke lëvizur gradualisht mespërmes qiellit drejt diellit që ngrihet. Pjesa e ndriçuar e hënës bëhet gjithnjë e më e vogël, duke u bërë së fundi thjesht si drapër. Kur hëna ndodhet në qiell gjatë ditës bashkë me diellin, edhe drapri zhduket dhe, me anën e saj të errët përballë tokës, hëna është pothuajse e padukshme. Kjo quhet hëna e re. Pastaj procesi përsëritet nga e kundërta, hëna largohet nga dielli dhe në fund bëhet përsëri e plotë. Ky cikël përsëritet afërsisht çdo 28 ditë.

Atëherë pyetja që po shqyrtojmë se pse ndodh eklipsi diellor? E pra, shkaku kryesor i eklipsit të diellit është hëna e re. Zakonisht ajo kalon pranë diellit gjatë ditës pa e vënë re ne, sepse orbitat e tyre nuk janë në të njëjtin plan. Disa herë, megjithatë, dielli, hëna dhe toka rreshtohen saktësisht sipas një vije të drejtë. Pastaj hija e hënës bie mbi sipërfaqen e tokës, duke shkaktuar eklipsin.

Eklipset diellore ndodhin si pasojë e një marrëdhënieje unike që ekziston midis diellit, hënës dhe tokës. Dielli ka përmasa të jashtëzakonshme, diametri i tij është rreth 400 herë më i madh se diametri i hënës. Megjithatë është për t’u vërejtur se dielli ndodhet rreth 400 herë më larg nga ne sesa hëna. Si rrjedhim, nga këndvështrimi ynë dielli dhe hëna duken sikur kanë pothuajse të njëjtën madhësi. Prandaj ndonjëherë hëna mund të duket sikur e mbulon plotësisht diellin.

Që të ndodhë një eklips i plotë i diellit, dielli, hëna dhe toka jo vetëm që duhet të jenë saktësisht në vijë të drejtë, por gjithashtu kjo ndodh atëherë kur hëna është në atë pikë të orbitës që është më afër tokës. Në këto raste, fundi i hijes në trajtë konike i hënës shkakton errësirë mbi një brez të ngushtë të sipërfaqes së tokës. Pasi nëse ndodh që dielli, hëna dhe toka mund të jenë në vijë të drejtë, por nuk janë na distancën e duhur atëherë nuk mund të shohim një eklips të plotë diellor, por vendet që mund të ndodhen në qendrën  të rrezes thjesht mund të shikojnë një pikë të zezë në mes të diellit. /sq.siteluka.com/

Luka

View Comments

Share
Published by
Luka

Recent Posts

Lehtësimi i masave pas karantinës për koronavirus covid-19

Lehtësimi i masave pas karantinës për koronavirus covid-19. Me sa duket koronavirus covid-19 erdhi për…

4 years ago

A na mbron maska nga koronavirusi?

Tashme koronavirusi është një kërcënim serioz edhe për Shqipërinë. Urojmë që virusi të mos infektojë…

4 years ago

Shfaqet simptoma e parë e Koronavirusi edhe në Greqi

Mjerisht sot u njoftua se shfaqet simptoma e parë e Koronavirusi edhe në Greqi. Simptoma…

4 years ago

Shqipëria mund të ndodhet vetëm një hapë larg koronavirusit

Nga dita e djeshme (30 Janar) Greqia është në gjendje alarmi në lidhje me koronavirusin.…

4 years ago

Cila është e vërteta e koronavirusi

Koronavirusi (coronavirus) është bërë makthi i gjithë botës. Koronavirusi është sëmundja  më e re e…

4 years ago

Ja çfarë duhet të bëjnë kujdes ata që vuajnë nga hemorroidet

Një shprehje në shqip është: Shi me sy dhe plasë me zemër. Dhe sa e…

4 years ago