Eklips i plote diellor ne Mars

Eklips i plot diellor ne MarsEklips i plote diellor ne Mars Më 20 orbita e Hënës do të drejtohet para Diellit, duke hedhur një velë hijeje tokës dhe duke bërë shumë zona të Evropës të zhyten në një errësirë, pasi gati 90 përqind e rrezeve diellore nuk do të mund të arrij në tokë. Disi kështu do të përjetojmë eklipsin diellor më të madh që është shënuar këto 16 viteve të fundit, pas atij të Gushtit më 1999.

Eklips i plote diellor ne Mars

Eklipsi do të mbuloi gati 84 përqind të sipërfaqes së Diellit, në zona si kryeqyteti i Anglisë, ndërsa në vende si Glasgow, në Aberdeen dhe në Edinburgh mbulimi do të arrijë në gati 94 përqind. Ky fenomen mbresëlënës natyrorë do filloi në mëngjesin e 20 Marsit, ndërsa një eklips më i vogël do të bëhet i dukshëm në të gjithë Evropën, në Afrikën e Veriut dhe në Rusi. Eklipsi i 20 Marsit do të zgjasë për gati 90 minuta.

Eklipsi do të jetë vërtetë një pamje shumë e bukur, dhe si gjithmonë shkencëtarët këshillojnë që eklipsi të mos shikohet asnjëherë me sy të lirë, pra pa syze ose xhama të përshtatshëm, pasi mund të përbëjë një problem serioz për retinën e syrit. Kuptohet që pasojat nuk mund të jenë të menjëhershme por me kalimin e kohës. Prandaj mos rrezikoni duke e parë këtë fenomen natyrorë me sy të lirë dhe kujdesuni që as fëmijët të mos e bëjnë një gjë tillë pasi sytë e tyre janë shumë herë më delikat se sytë e një të rrituri.

Kurse për sa i përket kafshëve nuk ka diçka konkrete, por për të shmangur ndonjë akt të papërshtatshëm këshillohet që të mos i nxirrni nga shtëpia nëse janë të rrezikshëm për publikun. Pasi mund të ju shpëtojnë nga duart dhe kështu kuptohet çfarë mund të ndodhë më vonë.

Pra, le te shikojmë eklipsin e 20 Marsit pasi si e thamë edhe më lart është një rast vërtetë i rrallë, rast që përsëritet njëherë shumë vite. /sq.siteluka.com/

 

 

Check Also

Perdorimi i rrjeteve sociale krahasohet e varesine ndaj substancave narkotike

Perdorimi i rrjeteve sociale krahasohet me varesine ndaj substancave narkotike

Adoleshentët që përdorin rrjetet sociale në internet, si Facebook, përfundojnë që të krijojnë një varësi …

Subscribe
Notify of
guest

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x