Sensorët e brumbullit të zi

Brumbulli i zi zjarrit

Kur bien zjarre në pyje, shumica e kafshëve ia mbathin të trembura, kurse brumbujt e zinj të zjarrit i tërheq kjo. Përse? Sepse, për këto insekte, pemët e sapodjegura janë vend ideal ku shtrojnë vezët. Veç kësaj, zjarri përzë grabitqarët, kështu që brumbulli është i lirë të hajë, të çiftohet dhe të shtrojë vezët i sigurt. Por, në radhë të parë, si i gjejnë këta brumbuj zjarret e pyjeve? 

Sensorët e brumbullit të zi 

Shqyrtoni faktet: Ngjitur me këmbët e mesme, brumbulli i zjarrit kasensorë të quajtur organe-gropëz, të cilët mund të diktojnë rrezatimin infra të kuq që lëshon zjarri i një pylli. Organet-gropëz e diktojnë nxehtësinë e çliruar nga rrezatimi dhe e çojnë brumbullin drejt flakëve.
Por, në çantën e veglave që përdorin për të zbuluar zjarret, këta brumbuj kanë edhe sensorë të tjerë. Kur digjen pemët e tyre të preferuara, brumbujt diktojnë me anë të antenave sasi fare të vockla të disa lëndëve që përhapin në ajër zjarret. Sipas disa studiuesve, nëpërmjet antenave që veprojnë si detektorë tymi, brumbujt e zinj të zjarrit mund të zbulojnë edhe një pemë të vetme që po digjet nga brenda më shumë se 800 metra larg. Si rrjedhojë e ndërthurjes së aftësive të tyre, këta brumbuj duket se i ndiejnë dhe i zbulojnë zjarret e pyjeve nga një largësi prej më shumë se 48 kilometrash.

Receptorët infra të kuq të brumbullit

Studiuesit po hulumtojnë organet-gropëz dhe antenat e brumbullit të zi të zjarrit, për të përmirësuar pajisjet që diktojnë rrezatimin infra të kuq dhe zjarrin. Sensorët e sotëm me rezolucion të lartë duhen ftohur, ndaj brumbulli mund t’i ndihmojë shkencëtarët të bëjnë sensorë më të mirë që funksionojnë në temperaturën e dhomës. Antenat e brumbullit i kanë frymëzuar inxhinierët të ndërtojnë sisteme për diktimin e zjarreve që janë më të ndjeshme dhe që bëjnë dallimin mes lëndëve të lëshuara nga zjarret e pyjeve dhe lëndëve të tjera kimike.
Studiuesit i mahnit mënyra e pashoqe e brumbullit të zi të zjarrit për të gjetur një vend ku të shtrojë vezët. «Si arritën këta brumbuj të zhvillonin aftësinë për t’i shtruar vezët në këtë mënyrë?—pyet E. Riçard Hobeke, specialist i brumbujve në Universitetin ‘Kornell’, SHBA.—Mendoni sa pak dimë për insektet e pajisura me sensorë tejet të ndjeshëm dhe kompleksë.»

Luka

Share
Published by
Luka

Recent Posts

Lehtësimi i masave pas karantinës për koronavirus covid-19

Lehtësimi i masave pas karantinës për koronavirus covid-19. Me sa duket koronavirus covid-19 erdhi për…

4 years ago

A na mbron maska nga koronavirusi?

Tashme koronavirusi është një kërcënim serioz edhe për Shqipërinë. Urojmë që virusi të mos infektojë…

4 years ago

Shfaqet simptoma e parë e Koronavirusi edhe në Greqi

Mjerisht sot u njoftua se shfaqet simptoma e parë e Koronavirusi edhe në Greqi. Simptoma…

4 years ago

Shqipëria mund të ndodhet vetëm një hapë larg koronavirusit

Nga dita e djeshme (30 Janar) Greqia është në gjendje alarmi në lidhje me koronavirusin.…

4 years ago

Cila është e vërteta e koronavirusi

Koronavirusi (coronavirus) është bërë makthi i gjithë botës. Koronavirusi është sëmundja  më e re e…

4 years ago

Ja çfarë duhet të bëjnë kujdes ata që vuajnë nga hemorroidet

Një shprehje në shqip është: Shi me sy dhe plasë me zemër. Dhe sa e…

4 years ago