Kubeja e Hekurt ose Iron Dome e kalon porven e testimit

Kubeja e Hekurt ose Iron Dome për mbrojtjen nga raketat e ka kaluar me sukses provën e parë, duke ndaluar qindra raketa të hedhura nga Gaza kundër qyteteve izraelite në ditët e fundit.

Iron Dome Imazhi BBC

Ushtria izraelite tha të martën se Kubeja e Hekurt ka interceptuar të paktën 389 raketa te Hamasit, që kur Izraeli filloi ofensivën kundër militantëve në Gaza me 14 nëntor. Një zyrtar izraelit i mbrojtjes tha se kjo shifër përfaqëson të paktën 80 për qind të të gjitha raketave që janë hedhur nga Gaza drejt Izraelit gjatë kësaj periudhe të sulmeve.
Robert Poëell, analist i Lindjes së Mesme me Njësinë e Kundërzbulimit Ekonomik në Nju Jork, thotë se programi izraelit i mbrojtjes nga raketat ka bllokuar raketa me rreze të shkurtër që zakonisht janë të vështira për t’u kapur.
Kubeja e Hekurt ose Iron Dome është zhvilluar nga Rafael Defense Systems, një kompani shtetërore izraelite, me mbështetjen e dy firmave të tjera izraelite, ELTA Systems dhe mPress Systems.
Izraeli filloi zhvillimin e mburojës ajrore pasi grupi libanez ekstremist Hezbollah qëlloi mijëra raketa në komunitetet veriore izraelite në një luftë të shkurtër në vitin 2006.
Që nga viti 2011, Izraeli ka vendosur pesë bateri në kuadër të Kubesë së Hekurt në jug dhe në qendër të vendit, për të interceptuar dhe goditur raketat në distancë prej 5 km deri në 70 kilometra.
Izraeli tashmë ka shpenzuar 560 milionë dollarë për këtë mburojë, ndihmuar nga një fond amerikan prej 275 milionë dollarësh. Qeveria izraelite ka në plan të shpenzojë një tjetër shumë prej 190 milionë dollarësh për të vendosur më shumë bateri brenda këtij sistemi.
Sipas ministrisë izraelite të mbrojtjes, çdo interceptim rakete i kushton qeverisë mijëra dollarë. Por kjo lloj mburoje raketore gjithashtu ka parandaluar viktima izraelite që mund t’a shtynin qeverinë në një luftë tokësore shumë më të kushtueshme.

Burimi: BalkanWeb

Luka

Share
Published by
Luka

Recent Posts

Lehtësimi i masave pas karantinës për koronavirus covid-19

Lehtësimi i masave pas karantinës për koronavirus covid-19. Me sa duket koronavirus covid-19 erdhi për…

4 years ago

A na mbron maska nga koronavirusi?

Tashme koronavirusi është një kërcënim serioz edhe për Shqipërinë. Urojmë që virusi të mos infektojë…

4 years ago

Shfaqet simptoma e parë e Koronavirusi edhe në Greqi

Mjerisht sot u njoftua se shfaqet simptoma e parë e Koronavirusi edhe në Greqi. Simptoma…

4 years ago

Shqipëria mund të ndodhet vetëm një hapë larg koronavirusit

Nga dita e djeshme (30 Janar) Greqia është në gjendje alarmi në lidhje me koronavirusin.…

4 years ago

Cila është e vërteta e koronavirusi

Koronavirusi (coronavirus) është bërë makthi i gjithë botës. Koronavirusi është sëmundja  më e re e…

4 years ago

Ja çfarë duhet të bëjnë kujdes ata që vuajnë nga hemorroidet

Një shprehje në shqip është: Shi me sy dhe plasë me zemër. Dhe sa e…

4 years ago