Categories: Mjeksia

Sinoziti, cfare eshte dhe terapia!

 

Sinoziti çfarë është?

Sinoziti është një proces infiamator që vjen si pasojë e një riniti akut ose kronik (me natyrë alergjike) e cila mund të zgjasë deri në 6 muaj. Inflamacioni përfshin seni paranazal i cili është një kavitet që gjendet midis kockave të kokës,të fytyres dhe të fosave të hundës. Kryesisht shkaktohet nga bakteret  e viruset. Recidivat ( që sinozititë kthehet prapë) janë të shpeshta prandaj dhe trajtimi është jo shumë efikas.

Sinoziti

Ndër simptomat mund të përmendim cefale (dhimbje koke) temperaturë sekrecione nazale domethënë hundë të zëna dhe probleme në frymëmarrje.

Sinoziti, cfare eshte dhe terapia!

 

Terapia:

Terapia bazohet kryesisht në dhënien e antibiotikëve por sipas një studimi amerikan mjafton të sprucosh solucion fiziologjik në hundë disa herë në ditë për të luftuar inflamacionin e seni paranazal. Ky studim ka ardhur nga Universiteti i Wisconsis (SHBA) i cili ka parë që ujë me kripë i bën mirë mukozave të hundës. Larja e kujdesshme dhe ditore mbron edhe ushqen mukozat që veshin hunden gjithashtu dhe senit paranazal. Funksioni i senit paranazal është kryesisht mbrojtës ndaj mikroorganizmave që prekin rruget respiratore ,prandaj ky “mini dush” mbron pikërisht nga këto mikroorganizma patogjen. Duhet patur kujdes me diagnozen pasi shpesh mund të ngatërrohet me një rinit alergjik ose me një ftohje. Zakonisht ftohjen e shkaktojnë viruset si Rhinovirus, Coronavirus, Adenovirus etj dhe simptomat janë të njejta me atë sinozitit.
Terapia në këtë rast është vetëm me aspirinë ose paracetamol. Pacientët sëmuren shpesh në periudhat ku ka luhatje temperaturash sidomos në dimër ku luan një rol edhe lagështira.
Sinoziti është shumë i bezdisshëm prandaj që të shpëtoni mbani solucione salinë gjithmonë me vete dhe përdorini shpesh në ditë kështu do mund të pastroni mukozat nasale!

 

Luka

Share
Published by
Luka

Recent Posts

Si të Humbasësh Peshë në Mënyrë të Shëndetshme: Udhëzuesi për Kalori dhe Matjen e Tyre

Si të Humbasësh Peshë në Mënyrë të Shëndetshme: Udhëzuesi për Kalori dhe Matjen e Tyre.…

4 months ago

Aplikimi për Udhëtim në BE: Si të Merrni Lejen për Sistemin ETIAS

Aplikimi për Udhëtim në BE: Si të Merrni Lejen për Sistemin ETIAS. Nga janari 2025,…

4 months ago

Lehtësimi i masave pas karantinës për koronavirus covid-19

Lehtësimi i masave pas karantinës për koronavirus covid-19. Me sa duket koronavirus covid-19 erdhi për…

5 years ago

A na mbron maska nga koronavirusi?

Tashme koronavirusi është një kërcënim serioz edhe për Shqipërinë. Urojmë që virusi të mos infektojë…

5 years ago

Shfaqet simptoma e parë e Koronavirusi edhe në Greqi

Mjerisht sot u njoftua se shfaqet simptoma e parë e Koronavirusi edhe në Greqi. Simptoma…

5 years ago

Shqipëria mund të ndodhet vetëm një hapë larg koronavirusit

Nga dita e djeshme (30 Janar) Greqia është në gjendje alarmi në lidhje me koronavirusin.…

5 years ago