Categories: KurioziteteNatyra

Varri i zbuluar ne Amfipoli i perket linjes mbreterore

Varri i zbuluar ne Amfipoli

Varri i zbuluar ne Amfipoli i përket linjës mbretërore. Nga data 10 Shtator vendi i Amfipolit ne Greqi është bërë çështje kombëtare. Por përse? Faktikisht Amfipoli është një zonë arkeologjike shumë e njohur në Greqi e cila gjendet në lindje të Maqedoninsë. Por shkaku se përse është bërë kaq e përfolur kohët e fundit është kur më datë 10 shtator të 2014 vendi u rrethua me forca të shumta policore deri tek forcat speciale të ELAS (policia Greke). Arsyeja ishte se në një varrë të lasht u gjendën dy pllaka me mbishkrime dhe fjalët qarkullojnë se bëhet fjalë për një varrë mbretërorë.

Ngjarja në fjalë nuk ngeli pa u vërejtur dhe nga e njohura National Geographic ku në revistën e saj i kushtoi një artikull me titull: “Por kush është varrosur si përfundim në varrin më të madh në Greqinë Veriore?”. Artikulli i përkushtohet zbulimeve më të reja që janë bërë në gërmimet arkeologjike të Amfipolit.

Pasi përmend zbulimet e reja të Kariatidhon, reporteri arrin në përfundimin se “me siguri ky varr i përket mbretit”.  “Nuk kam njohur asgjë si kjo” komentoi për NatGeo profesori i Luther College të Iowa, Philip Freeman.

Skalitjet e kujdesshme të dyshemesë së odës së  jashtme ” është një shenjë e qartë. Pallati i Pelas, ku lindi dhe Aleksandëri i Madh është i mbushur me mozaik të tillë, dhe të gjitha ishin shumë të kushtueshme” komentoi akademiku i Universitetit të Misurit, dhe shkrimtari i dy librave për Aleksandrin e Madh, Ian Worthington. Madje edhe kur të hapet hyrja e vulosur në odën qendrore, ” të gjithë mendojnë se ka mundësi që të gjejnë eshtrat e Aleksandrit të Madh” vë në dukje NatGeo.

Dokumentet historike konvergojnë se Aleksandri i Madh vdiq në Babiloni më 323 p.e.s. Mbështetësit e tij e mbajtën trupin e mbretit të Maqedonisë në mjaltë por Ptolomeu e rrëmbeu kufomën Aleksandërit dhe e varrosi diku në Egjipt. ” Vë bast 10 dollarë se Aleksandri i Madh nuk është në varrin e Amfipolit” shtoi Worthington.

Gjithsesi arkeologët janë të sigurt se varri përkujtimor i përket ndonjërit të linjës së ngushtë të Aleksandërit, ndoshta së ëmës, Olimpiada ose ndonjë nga bashkëshortet e tij, Roksana ose djalit të tij të vogël, ku gjithashtu edhe ai quhej Aleksandër.

Nëse varri nuk është plaçkitur, dhe shenjat e identitetit të “pronarit” të tij rrinë të pa prekura ” ndoshta disa historian do të mund të marrin prapa parat nga bastet e tyre” përfundon artikulli. Pra ky është zbulimi më i madh arkeologjik i cili po bënë xhiron e botës ku dhe ka tërhequr vëmendjen e shumë studiuesve. Lexoni dhe top 10 zbulimet arkeologjike.  /sq.siteluka.com/

 

Luka

Share
Published by
Luka

Recent Posts

Lehtësimi i masave pas karantinës për koronavirus covid-19

Lehtësimi i masave pas karantinës për koronavirus covid-19. Me sa duket koronavirus covid-19 erdhi për…

4 years ago

A na mbron maska nga koronavirusi?

Tashme koronavirusi është një kërcënim serioz edhe për Shqipërinë. Urojmë që virusi të mos infektojë…

4 years ago

Shfaqet simptoma e parë e Koronavirusi edhe në Greqi

Mjerisht sot u njoftua se shfaqet simptoma e parë e Koronavirusi edhe në Greqi. Simptoma…

4 years ago

Shqipëria mund të ndodhet vetëm një hapë larg koronavirusit

Nga dita e djeshme (30 Janar) Greqia është në gjendje alarmi në lidhje me koronavirusin.…

4 years ago

Cila është e vërteta e koronavirusi

Koronavirusi (coronavirus) është bërë makthi i gjithë botës. Koronavirusi është sëmundja  më e re e…

4 years ago

Ja çfarë duhet të bëjnë kujdes ata që vuajnë nga hemorroidet

Një shprehje në shqip është: Shi me sy dhe plasë me zemër. Dhe sa e…

4 years ago