Categories: Kuriozitete

I pastrehe me diplome! Mos e Beso po Deshe

I pastrehe me diplome! Mos e Beso po Deshe kësaj i thonë e ç’i thonë. E keni dëgjuar shprehjen “i çmendur me patentë”? Tani ju prezantojmë të pastrehun me diplomë! Nëse do thoshim se ky i pastrehë jeton në Shqipëri sigurisht që nuk do na dukesh diçka e çuditshme, por ky i pastrehë jeton në Amerikë atëherë do të mendonim krejt ndryshe. Dhe ajo që e bënë më interesante këtë histori është se i pastrehu në fjalë nuk ka një diplomë, as dy por tre diploma. Ka diplomë në kontabilitet, për ekonomik dhe për juridik! Dhe sa për ironi vendi ku u zbulua kjo ishte në D.C. Superior Court, Gjykata e Lartë e qytetit Uashingtonit.

I pastrehe me diplome! Mos e Beso po Deshe

Por si filloi kjo histori? Ishte një pasdite e së shtunës, në fillim të prillit në Gjykatën e lartë të qytetit ku gjykohej i pastrehu Alfred Postell. Në seli qëndronte gjykatësi Thomas Motley.

“Keni të drejtë të qëndroni i heshtur” tha një sekretar i pa informuar Postellit. “Çfarëdo që të thoni, përveç avokatit tuaj, mund të përdoret kundër ju”. “Jam avokat” u përgjigj Postell. Gjykatësi e mohoi pretendimin e tij duke i cituar akuzën për hyrje të pa ligjshme dhe që rrezikon gjykatën.

I pastrehu nuk u dorëzua dhe referoi që ishte i diplomuar në Shkollën Juridike të Hauardit më 1979. Atëherë ishte që Motley iu kujtua pasi edhe ai ishte diplomuar në të njëjtin vit tek universiteti i njohur. Në një qytet me mijëra të pa strehë, Postell është i vetmi i pastrehë me tre diploma, është diplomuar për  kontabilitet, për ekonomik dhe për juridik. I lindur më 1948, ishte djalë i vetëm i një rrobaqepëseje dhe një bërsi tendash. Fillimisht punoi në një kompani për konsultimin e taksave nga ku fitonte goxha para. Arriti të pranohej në Shkollën Juridike të Hauardit, ndoshta edhe universitetit më të vështirë në botë. Ishte një nga nxënësit më të dalluar të shkollës gjatë vitit të tij shkollorë dhe suksesi e drejtoi në një jetë me nivele më të larta.

U punësua në zyrën e avokatëve të Shaw Pittman Potts & Trowbridge. Në atë kohë ishte i vetmi avokat me ngjyrë në zyrën e avokatëve. Bashkëpunëtorët e tij e kujtojnë si një person të kulturuar, meditues dhe një avokat që fliste ëmbël.

Në kulmin e karrierës së tij dhe të suksesit, erdhi në jetën e tij skizofrenia. Kujtonte vazhdimisht se e akuzojnë, se policia kërkon ta arrestoi. Shumë shpejtë humbi punën e tij. Dhe bashkë me punën edhe jetën e tij. Kur e ëma e tij nuk mund të kujdesej më për të u detyrua ta çonte në institucion.  Burimi: Site Luka

Luka

Share
Published by
Luka

Recent Posts

Lehtësimi i masave pas karantinës për koronavirus covid-19

Lehtësimi i masave pas karantinës për koronavirus covid-19. Me sa duket koronavirus covid-19 erdhi për…

4 years ago

A na mbron maska nga koronavirusi?

Tashme koronavirusi është një kërcënim serioz edhe për Shqipërinë. Urojmë që virusi të mos infektojë…

4 years ago

Shfaqet simptoma e parë e Koronavirusi edhe në Greqi

Mjerisht sot u njoftua se shfaqet simptoma e parë e Koronavirusi edhe në Greqi. Simptoma…

4 years ago

Shqipëria mund të ndodhet vetëm një hapë larg koronavirusit

Nga dita e djeshme (30 Janar) Greqia është në gjendje alarmi në lidhje me koronavirusin.…

4 years ago

Cila është e vërteta e koronavirusi

Koronavirusi (coronavirus) është bërë makthi i gjithë botës. Koronavirusi është sëmundja  më e re e…

4 years ago

Ja çfarë duhet të bëjnë kujdes ata që vuajnë nga hemorroidet

Një shprehje në shqip është: Shi me sy dhe plasë me zemër. Dhe sa e…

4 years ago