Sa ndikohemi nga paraqitja e jashtme? Duket pyetje interesant, pothuajse të gjithë e dimë dhe jemi dakord që pamja e jashtme tregon shumë për një njeri. Por sa ndikon ajo tek ata që na rrethojnë ose që na shikojnë? Ndoshta dikush mund të ketë një ide ose ndonjë hipotezë për këtë gjë por asnjëherë nuk mund të flasim me siguri pa e provuar më parë. Duke u nisur na kurioziteti se sa shumë mund të ndikojë pamja e jashtme tek njerëzit Norit, një francez, vendosi që ta testojë këtë gjë dhe në të njëjtën kohë ta filmojë.
Videoja e më poshtme është si tip video e fshehtë pasi personat kalimtarë nuk ishin në ndjeni të këtij testimi. Filmimi është bërë një nga rrugët e Parisit. Një burrë rrëzohet në mes të rrugës, herën e parë ai është i veshur me rroba si një i pastrehë kurse herën e dytë është i veshur me kostum. Reagimi i kalimtarëve përreth është tragjik. Një testim shoqërorë interesant që na tregon sesa shumë ndikon pamja e jashtme tek sjellja dhe tek interesimi i personave që na rrethojnë.
Për më shumë shikoni videon e më poshtme dhe nxirreni vetë përfundimin…
https://www.facebook.com/photo.php?v=798102776874218
Besoj se edhe ju jeni rrëqethur me këtë realitet. Por mos harroni se nesër mund të jeni edhe ju në një situatë të tillë. Prandaj mos lejoni që veshja të ndikojë në gjykimin tuaj për të tjerët.