Shqipëria mund të ndodhet vetëm një hapë larg koronavirusit

Shqipëria mund të ndodhet vetëm një hapë larg koronavirusit

Nga dita e djeshme (30 Janar) Greqia është në gjendje alarmi në lidhje me koronavirusin. Shkak ka qenë paraqitja e një pacienti i cili është paraqitur me disa simptoma të ngjashme me ato të koronavirusit. Nëse kjo rezulton e vërtet, atëherë me te drejte mund të jemi në merak se Shqipëria mund të ndodhet vetëm një hapë larg koronavirusit.

Shqipëria mund të ndodhet vetëm një hapë larg koronavirusit

Shpresojmë që një gjë e tillë të mos jetë e vërtet, por ajo që e bënë akoma më shqetësuese, është fakti se pacienti është kthyer disa ditë më parë nga Wuhan. Qyteti nga ku edhe u shfaqë koronavirusi. Pacienti, një burrë tek të 60-tat, është paraqitur në spital duke pasur të gjitha simptomat e koronavirusit.

Sipas drejtorit të spitalit AHEPA të Selanikut, pacienti është futur menjëherë në karantinë. Pacienti u tregoi mjekëve se kishte 3 ditë që ishte kthyer nga Kina.  Drejtori i spitalit referoi se u morën të gjitha metrat e nevojshme dhe u mbajtën të gjitha procedurat e parashikuara. Kjo ngjarje nuk po shqetëson vetëm spitalin apo gjithë Greqinë, por komplet rajonin dhe sidomos Shqipërinë.  Megjithëse pacienti referon se nuk ka rënë në kontakt me persona të tjerë, kjo asnjëherë nuk mund të garantohet.

Sipas burimeve spitalore, janë marrë kampione për analiza dhe janë dërguar në laboratorë të specializuar. Me shumë gjasa nesër mund të dalin rezultatet nëse kemi një rast të infektimit me koronavirusin apo bëhet fjalë për simptoma gripi. Këtu theksojmë se spitali në fjalë është një nga 13 spitale në Greqi që është i specializuar për infektimin nga koronavirusi.

Organizata Botërore e Shëndetësisë vendosi dje se epidemia e virusit të ri koronavirusi në Kinë është një ngjarje e jashtëzakonshme për shëndetin publik dhe është një shqetësim global. Këtu duam të përmendim se numri i viktimave nga koronavirusi i ka kaluar 100 persona.

Burimi: Coronavirus in Greece

Check Also

Cila është e vërteta e koronavirusi

Cila është e vërteta e koronavirusi

Koronavirusi (coronavirus) është bërë makthi i gjithë botës. Koronavirusi është sëmundja  më e re e …

Subscribe
Notify of
guest

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

1 Comment
Newest
Oldest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments
Maria Ivan
Maria Ivan
2 years ago

cool

1
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x