Pas një artikulli të mëparshëm për 5 kafenetë më të bukura në botë thashë që listën e kisha përpiluar me 10 kafenetë më të famshme dhe në këtë artikull do publikojë dhe 5 kafenetë më mbresëlënëse në botë.
Pra lista vazhdon me:
- «Antico Caffè Greco», Rom, Itali
Në një nga rrugët me historike të Romës, në qendër të qytetit, një rezidencë e vogël e shekullit të 18-të mbledh çdo ditë njerëz të artit dhe të kulturës, të cilët ndajnë përvojat e tyre duke shijuar një Latte aromatike (kafeja e famshme e lokalit), duke krijuar një histori unike të artit!
- «LAMILL Coffee Boutique», Kaliforni
“Paqësore, komplekse por dhe kohore” karakterizojnë kafenenë “Lamill“, pronarët e saj, të cilët i dhanë rëndësi dizajnimit modernë, duke shtuar dhe hollësi ” Vintage“, si për shembull, tapiceria e punuar me dore nëpër mure, duke e pikturuar të gjithë dorë. Përfundimi është një mikës “argëtues” i cili plotësohet më ngjyra të zëna në mure dhe kolltukë të veçantë.
- «Cafe Central»,Vjen, Austri
Përtej ndërtesave dhe pallateve të Vjenës, kafenetë historike janë vërtet më të hijshme të qytetit. Kafet e famshme Vjeneze janë burim frymëzimi për shumë kafene në mbarë botën, dhe kafeneja «Café Central» është nga më të bukurat dhe frymëzuese të të gjithë vendit. Strehohet në një ndërtesë të shekullit të 19-të, që ruan shkëlqimin e saj të vjetër, duke i ofruar vizitorëve “mirëpritjen” e një epoke tjetër!
- «Caffè Giubbe Rosse», Firence, Itali
Strofulla e akademikëve, dijetarëve dhe intelektualëve, kafeneja “Caffè Giubbe Rosse” ndodhet në sheshin Piazza della Repubblica dhe luajti një rol të rëndësishëm në historinë e qytetërimit italianë si një laborator idesh, projektesh dhe pasione, ai ishte qoshja nga ku filluan lëvizje të ndryshme në vend. Në vend do të gjeni shumë gazeta dhe revista të vjetra, e ndërsa fotografit veshin muret.
- «Cafe Imperial», Prage, Ceki
Lulëzimi i “Shoqërisë së Kafesë” e krijuar në shekullin e 19-të në Pragë bëri të mundur dhe hapjen e shumë kafeneve në qytet, shumica e të cilave u shkatërruan pas luftës së 2-të botërore. Njëra nga të paktat që mbijetuan dhe më mbresëlënëse është ajo e “Café Imperial”, një “stoli” Art Deco në qendër të qytetit, tani në mënyrë mahnitëse pruri jetën prapa në qytet. Mozaikë të përpunuar dhe dekorata në kolona dhe tavaneve krijojnë një pamje të bukur për vizitorët që të shijojnë në mëngjes ose pasdite kafen e tyre.
Kjo është lista e plotë e 5 kafeneve më të bukura në botë dhe e 5 Kafeneve më mbresëlënëse në botë!
Sa për çmimet nuk jam në dijeni por nëse ju rastis të shijoni një kafe në njërën nga këto kafene na thoni përshtypjet tuaja.