Floriri përdoret gjerësisht në shumë pajisje elektronike dhe ne veçanti edhe tek kompjuterët. Duke parë që çmimi i floririt është rritur shumë ka shumë kompani që merren me nxjerrjen e sasive të vogla të floririt që gjendet në pajisjet elektronike. Sasia më e madhe e floririt mund të gjendet në plakën mëmë (motherboard) të kompjuterit. Me këtë artikull do tu tregojmë hap pas hapi se si nxirret flori nga një kompjuter. Por theksojmë se kjo metodë është e rrezikshme dhe nuk duhet provuar në shtëpi pa mjete mbrojtëse.
Si te pasuroheni nga kompjuteri? Mësim hap pas hapi!
Floriri gjendet në pjesë të ndryshme të pllakës mëmë si në lidhjen IDE, portat PCI Express, PCI, AGP, ISA dhe shumë të tjera. Në përgjithësi të gjitha këto lidhje mbulohen me një shtresë të hollë floriri.
Atëherë le t’i nisim punës për nxjerrjen e floririt. Si fillim na duhen disa vegla, për këtë shikoni foton e më poshtme për të gjetur ato lloj pinca, darë apo dhe kaçavida. Por kuptohet që ju duhet edhe një pllakë mëmë.
Ok, filloni punën dhe çmontoni të gjitha pjesët e lartë përmendura që të keni mundësi për të nxjerrë sa më shumë flori. Si në foton e më poshtme.
Punë e paqme, pasi i keni grumbulluar të gjitha pjesët, tani ju duhen sigurisht edhe lëngjet e veçanta kimike për rafinimin e floririt.
Për të përfituar disa miligram flori, përdorim elektrolizë. Metoda elektrike përmban acid sulfurik gati 95 për qind. Lidhjet janë të përbëra prej bakri. Pajisjet i vendosim një enë të qelqtë tip tasi.
E vendosim ushqyesin ne prizë dhe e ndezim, kështu bakri në enë shkrin dhe përfundon në fund të tasit. Floriri i shkëputur nga bakri dhe krijon kështu një shtresë të hollë ne fund. Është për tu theksuar se gjatë elektrolizës krijohet një temperaturë shumë e lartë.
Heqin sa më shumë që mundemi acid sulfurik…
E hollojmë përbërjen, pasi acidi sulfurik është goxha i fort.
Në vazhdim filtrojmë përbërjen për të ndarë mbetjet metalike dhe sigurisht dhe atë të floririt.
Në vazhdim i vendosim mbetjet metalike në një enë me acid klorhidrik 35% dhe sodium hypochlorite 5%, me analogjinë 2 kundrejt 1. 2 HCl + NaClO -> Cl2 + NaCl + H2O
Kujdes! Reagimi është i rrezikshëm pasi përmban klorin i cili është shumë i rrezikshëm sidomos kur hollohet.
Faktikisht klorini që përfitohet nga përbërja e më sipërme, reagon me floririn duke dhënë një përbërës klorin floriri.
E filtrojmë përsëri duke hequr çdo lloj papastërtie, kështu që kemi një lëngë të pastër klorin floriri.
Shtojmë në enë Na2S2O5 që me shtimin e ujit veçon floririn.
Na2S2O5 + H2O –> 2 NaHSO3 3 NaHSO3 + 2 AuCl3 + 3 H2O –> 3 NaHSO4 + 6 HCl + 2 Au
Pasi reaksioni të ketë përfunduar e marrim me kujdes hirin e kaftë që gjendet në fund, duhet treguar shumë kujdes pasi është flori i pastër.
E nxehim në 1064° C, ku floriri shkrin e kështu kemi mbaruar.
Si përfundim kemi përfituar një top floriri me diametër 2 mm.
Si mendoni ia vlenë mundimi? /sq.siteluka.com/