Një foshnje 8-muajshe është duke u rikuperuar në një spital në Kinë, pasi të dy krahët iu prenë nga gjyshja e saj.
Incidenti ndodhi në krahinën e Shandongut, kur në një tentativë për të vrarë veten dhe mbesën, gjyshja prehu krahët e vajzës me sopatë, duke e lënë të vdiste nga gjakderdhja.
Më pas ajo preu edhe dorën e saj, por prindërit mbërritën në shtëpi vetëm pak minuta më pas dhe dërguan urgjent në spital gjyshen dhe mbesën.
Babai, mori me vete edhe gjymtyrët e së bijës, të cilat pas një operacioni novator të parealizuar kurrë më parë, iu ngjitën vajzës përsëri me trupin.
Megjithatë, foshnja vazhdon të jetë në rrezik për jetën, ashtu si gjyshja e çmendur, e ndodhur në koma.
Nëse do të shpëtojë, e mitura do t’i nënshtrohet ndërhyrjeve të tjera për të rikthyer funksionalitetin e plotë të gjymtyrëve të saj të sipërme.