1 Miliard te moshuar brenda nje dekade Demografët thonë se deri në vitin 2050, brezi i vjetër do të jetë më i madh se sa popullsia nën 15 vjeç. Një studim i ri thotë se numri i njerëzve të moshuar në mbarë botën është duke u rritur më shpejt se çdo grup tjetër moshe, dhe mund të arrijë 1 miliardë brenda 10 viteve të ardhshme.
Studimi, i titulluar “Plakja në shekullin e 21: Gëzim dhe Sfidë”, u lëshua këtë javë nga fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullsinë. Studimi thotë se në vitin 2000, për herë të parë në histori, kishte më shumë njerëz të moshës mbi 60 vjeç se sa fëmijë nën 5 vjeç.
1 Miliard te moshuar brenda nje dekade
Demografët thonë se deri në vitin 2050, brezi i vjetër do të jetë më i madh se sa popullsia nën 15 vjeç. Në vetëm 10 vjet, numri i personave të moshuar do të kalojë 1 miliardë, një rritje kjo prej afro 200 milionë njerëz gjatë dhjetëvjeçarit.
Raporti i OKB-së nënvizon se, ndërsa prirja e shoqërisë drejt shtimit të jetëgjatësisë është një arsye për t’u gëzuar, ajo gjithashtu paraqet sfida të mëdha për kujdesin shëndetësor dhe sistemet e pensioneve.
Analistët thonë se popullatat e moshuara mund të paraqesin sfida shumë të mëdha për vendet në zhvillim, ku trysnitë e varfërisë ka kohë që rëndojnë buxhetet shtetërore.