Perdorimi i rrjeteve sociale krahasohet me varesine ndaj substancave narkotike

Perdorimi i rrjeteve sociale krahasohet e varesine ndaj substancave narkotike

Adoleshentët që përdorin rrjetet sociale në internet, si Facebook, përfundojnë që të krijojnë një varësi si me pijen apo me drogat.  Ky ishte përfundimi i një studimi të kohëve të fundit.

Perdorimi i rrjeteve sociale krahasohet e varesine ndaj substancave narkotike

Shkencëtarë nga Qendra Kombëtare e Varësive dhe Përdorimit të Substancave të Universitetit të Kolombias (CASA), hetuan nëpërmjet internetit sjelljen e më shumë se 1000 (një mijë) fëmijëve të moshës nga 12 deri më 17 vjeç. Studimi u shtri madje edhe tek 1000 ( një mijë) nëpërmjet intervistës telefonike. Sipas rezultateve të studimit, të gjithë ata që kalojnë kohë çdo ditë në rrjetet sociale, kanë 5 herë më shumë mundësi që të fillojnë duhanin. Tre herë më shumë mundësi për të pirë alkool në mënyrë taktike dhe dyfish mundësi për të tymosur kanabis.

Ekspertët sqarojnë se fotot që shikojnë në site specifike me bashkëmoshatarët e tyre të pinë pije dhe të argëtohen, janë një mjetë i fort shtytës pasi bëjnë një presion psikologjikë që të ndikohen bashkëmoshataret nga njëri tjetri. Madje, 40 për qind e fotove që shikojnë adoleshentët, janë nga argëtimi me alkool dhe cigare.

«Lidhje midis fotove në sitet e rrjeteve sociale luan një rol të rëndësishëm në formimin e karakterit, pasi mendon se nëse bën ashtu si shikon nëpër foto edhe ai do të jetë i lumtur» komenton Zhozef Kalifano drejtor i CASA.

Ai shpjegon se as prindërit nuk kanë njohurinë dhe aftësinë për të kuptuar sesi ndikojnë fotot në psikologjinë e adoleshentëve. Madje në studim që u bë në prindër 86 për qind beson se rrjetet sociale në internet nuk ndikojnë fare në pjekjen psikologjike të fëmijës së tij.

Faktikisht ky nuk është studimi i parë që tregon pasojat negative të rrjeteve sociale. Lexoni gjithashtu Pasojat negative te Facebook! /Site Luka Shqip

Check Also

Shqipëria mund të ndodhet vetëm një hapë larg koronavirusit

Shqipëria mund të ndodhet vetëm një hapë larg koronavirusit

Nga dita e djeshme (30 Janar) Greqia është në gjendje alarmi në lidhje me koronavirusin. …

Subscribe
Notify of
guest

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

0 Comments
Newest
Oldest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x