Fëmija thith gishtin; Pasojat që mund të ketë

Fëmija thith gishtin

Fëmija thith gishtin? A keni pyetur ndonjëherë veten se përse fëmijët thithin gishtin e madh? Sipas organizatës jofitimprurëse, Palo Alto Medical Foundation for Health Care, Research and Education, thithja e gishtit të madh është diçka fiziologjike dhe qetëson fëmijët dhe foshnjat. Por mund të jetë edhe pasojë e urisë, nervozizmit ose e lodhjes. Por në këtë artikull do shpjegojmë disa nga pasojat që që mund të kenë kur fëmijët thithin gishtin.

Fëmija thith gishtin; Pasojat që mund të ketë

Shumica e fëmijëve ndalojnë thithjen e gishtit nga mosha 3 deri në 6 vjeç. Por për fëmijët që e vazhdojnë këtë zakon, pasi e dhëmbët përhershëm fillojnë të dalin, ekzistojnë disa pasoja.

Probleme me dhembët

Problemet në dhembët mund të shkaktohen nga thithja e vazhdueshme e gishtit të madh. Dhembët e fëmijëve nuk mund të rriten në mënyrën e duhur. Dhe me shumë mundësi mund drejtohen jashtë nofullave dhe të dalin katarosh. Kështu në varësi të problemit, mund të jetë e nevojshme ndërhyrja për ortodon.  

Vështirësi në të folur

Nëse fëmija vazhdon thithjen e gishtit të madh edhe pasi i kanë dalë dhembët e përhershëm, mund të ketë pasoja në të folur. Dhembët katarosh ndikojnë negativisht në tingullin e zërit. Për këtë arsye fëmijët që e vazhdojnë këtë zakon të keq mund të kenë probleme edhe në të folur.

Për më tepër, thithja e gishtit për një kohë të gjatë ndikon edhe në pozicionin e gjuhës. Për shkak të kësaj, fëmija mund të ketë probleme me shqiptimin saktë të disa shkronjave edhe pasi të shkojë në shkollë.

Përhapja e mikrobeve nëse fëmija thith gishtin

Mikrobet përhapen me thithjen e gishtit, nëse fëmijët e vazhdojnë edhe gjatë vajtjes në shkollë. Fëmijët prekin gjëra të ndryshme, rrezik ky, që mund të infektoi gojën me mikrobe të ndryshme.

Gisht të infektuar

 Fëmijët që thithin fortë gishtin e madh mund t’i shkaktojnë plagë dhe infeksion.

Ngacmim nga bashkëmoshatarët

Fëmijët që e vazhdojnë këtë zakon të keq edhe gjatë viteve, nga kopshti por edhe më vonë, kanë shumë mundësi që të bëhen qendër ngacmimi nga shokët e klasës. Thithja e gishtit të madh konsiderohet si diçka normale për foshnjat ose fëmijët e vegjël. Kështu që, nëse e vazhdojnë këtë edhe në mosha më të madhe mund të hasin komente tallëse nga persona të moshës së tyre. Këto pra ishin disa nga pasojat nëse fëmijët vazhdojnë thithjen e gishtit të madh edhe në moshë madhore. Prandaj bëni kujdes nëse fëmija thith gishtin. Site Luka

Check Also

Shqipëria mund të ndodhet vetëm një hapë larg koronavirusit

Shqipëria mund të ndodhet vetëm një hapë larg koronavirusit

Nga dita e djeshme (30 Janar) Greqia është në gjendje alarmi në lidhje me koronavirusin. …

Subscribe
Notify of
guest

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

0 Comments
Newest
Oldest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x