Shfaqet simptoma e parë e Koronavirusi edhe në Greqi

Shfaqet simptoma e parë e Koronavirusi edhe në Greqi

Mjerisht sot u njoftua se shfaqet simptoma e parë e Koronavirusi edhe në Greqi. Simptoma e parë u shfaq në Selanik nga një grua rreth 37 vjeçe. Pacientja u shtrua në spitalin AHEPA të Selanikut. Lajmi u njoftua nga Profesori i Infektimeve z. Sotiri Ciodhra.

Shfaqet simptoma e parë e Koronavirusi edhe në Greqi

Bëhet fjalë për një grua rreth 37 vjeçe e cila kishte udhëtuar në Itali kohën e fundit. Sipas mjekëve gruaja ndodhet në spitalin AHEPA të Selanikut i cili është përzgjedhur për personat të cilët konstatojnë të infektuar me koronavirusin.

Sipas mjekëve ekspert theksohet që të mos na zërë paniku. Gjithashtu një thirrje me madhe bëhet edhe për përdorimin e maskave. Maska të përdorin vetëm ata që kanë simptoma e gripit, maskat nuk na mbrojnë nga koronavirusi. Mos të abuzojmë as me blerjet e tyre dhe as me përdorimin e tepërt.

Gjithashtu edhe Ministria e Shëndetësisë rekomandon që të mos përhapet panik. Gjithashtu është shumë e rëndësishme që të bëjmë kujdes me higjienën personale. Është e vetmja mënyrë për të mos u infektuar. Për rastin në fjalë nuk janë nxjerrë shumë informacione për pacienten së cilës analizat e koronavirusit i kanë dalë pozitive. Nuk bëhen të njohura jo vetëm emri i personit, por as kur ka udhëtuar në Itali dhe kur është kthyer.

Sipas lajmeve që qarkullojnë pacientja ka kallëzuar me detaje mjekëve, kohën që ka udhëtuar, mjetet e transportit që ka përdorur dhe personat me të cilët ka rënë në kontakt. Me gjithë masat e mara për të parandaluar hyrjen e personave të infektuar me koronavirusin, duket që virusin nuk ka gjë që ta ndalojë.

A rrezikohet Shqipëria nga koronavirusi?

Tashmë duket se Shqipëria është e rrethuar nga koronavirusi. Urojmë që koronavirusi të mos kalojë në Shqipëri, por mjerisht mundësitë janë të mëdha. Sipas SiteLuka Shqip ajo që duhet të bëjmë është të shmangim kontaktet e afërta kur takohemi me njëri-tjetrin. Dhe mbi të gjithë të mbajmë pastër higjienën personale.

Check Also

A na mbron maska nga koronavirusi

A na mbron maska nga koronavirusi?

Tashme koronavirusi është një kërcënim serioz edhe për Shqipërinë. Urojmë që virusi të mos infektojë …

Subscribe
Notify of
guest

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

0 Comments
Newest
Oldest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x