Dy elefante shpetuan nga i ftohti siberian nga konsumimi i vodkes

Elefantet qe pine vodka
Foto: bbc

Dy elefantë u shpëtuan nga i ftohti siberian nga konsumimi i vodkës, lajmëruan të premten zyrtarë rusë. Kafshët po transportoheshin për një cirk polak që do të jepte shfaqje në verilindje të Federatës Ruse, kur makina me të cilën po udhëtonin u përfshi nga zjarri pas një aksidenti rrugor, të ndodhur në afërsi të kryeqendrës së një prej rajoneve më të ftohtë në botë, Novosibirskut.

Si rrjedhojë e temperaturave të panjohura për elefantët afrikanë, deri në -40 gradë celcius, kafshët 45 dhe 48-vjeçare (elefantët jetojnë deri 70 vjeç), pësuan ngrirje në gjymtyrët e poshtme dhe të veshëve të tyre.
Duke improvizuar, në tentativë për t’i shpëtuar, përgjegjësit e transportit ngrohën dy arka vodke, të përzierë me ujë, të cilën ia dhanë elefantëve për t’i konsumuar.
Elefantët mbijetuan në ato kushte për më shumë se 24 orë, përpara se të siguruar një tjetër mënyrë për të transportuar kafshët.
“Ata nisën të hungërinin sit të ishin në xhungël. Dukej sikur ishin me të vërtetë të lumtur”, deklaroi një i pranishëm për agjencinë “Ria Novosti”.
Sipas shkencëtarëve, ashtu si tek njerëzit, edhe tek kafshët alkooli krijon një ndjesi ngrohtësie, ndonëse në të vërtetë ul temperaturën e trupit.
Megjithatë, sipas drejtorit të kopshtit zoologjik të Novosibirskut, qytetit rus me 1,2 milionë banorë, kryeqendër e Siberisë, pa vodkën, elefantët do të kishin ngordhur nga i ftohti apo pneumonia.

Burimi: Top-Channel

Check Also

Macja me nevrike ne bote!

Macja me nevrike ne bote! Pak e çuditshme apo jo? Faktikisht është shumë e njohur …

Subscribe
Notify of
guest

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

0 Comments
Newest
Oldest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x