Fitoj një shumë prej 500 milion dollarësh, vetëm sepse vuri bast për Greqinë se nuk do dilte nga eurozona u një nga më famshmet hedge funds botërore e Third Point. Faktikisht pas Third Point, fshihet multimilioneri i Amerikan Daniel Loeb.
Në bazë të publikimeve të Financial Times ο Loeb, mori pjesë edhe ne blerjen e obligacioneve greke, që kishte si synim lehtësimin e borxheve greke për këstin prej 34,3 miliard Eurosh.
Third Point, me në New York , shfaqet si një nga të pakët hedge funds që arritën të kishin ndonjë fitim, që nga koha ku Industria Globale e hedge funds, me vlerë 2 trilion dollarësh, ka marrë një goditje të rëndë nën peshën e krizës së borxhit në eurozonë.
Dan Loeb konsiderohet si një nga më të mëdhenjtë e hedge funds që pati një rendiment të lart, kur emra të tjerë me zë, si John Paulson dhe George Soros patën humbje. Vetëm fondet e John Paulson patën një rënie 60% nga 2010 deri më sot.
sipas gazetës, Third Point vazhdon akoma në bursë për bonot greke pasi njeriu i fuqishëm që drejton fondet amerikane, Dan Loeb, ashtu edhe bashkëpunëtorët, e tij, besojnë se ka vend për Rally gjatë 2013-tës.
Ja vlen të theksosh se 51vjeçari Dan Loeb vlerësohet si një nga më të suksesshmit e hedge fund managers në USA.
Third Point është shumë aktivë në tregun evropian këto vitet e fundit. Filloj duke blerë obligacionet greke, pastaj edhe fitimet që ju shtuan nga obligacionet portugeze në fillim të 2012.