Një argjendari në qytetin e Fierit behet preh për herë të tretë nga grabitësit, duke rikthyer kështu terrorin e armëve në këtë qytet. Pasditen e sotme tre persona me maska grabitën në mes të qytetit në lagjen “Kongresi Përmetit” një argjendari, dhe kanë goditur shtetasin V. Zogaj që ishte edhe pronari i dyqanit. Sipas hetimeve paraprake të policisë behet e dituar se tre personat kanë qenë të maskuar dhe të armatosur, ata pasi janë futur në dyqanin e argjendarisë në lagjen “Kongresi Përmetit” janë përleshur me pronarin e dyqanit ku nuk kanë nguruar edhe ta godasin me tytën e armës duke e lënë të plagosur. Pas plagëve të marra në fytyrë dhe në kokë shtetasi V. Zogaj është dërguar në spital ku gjendja e tij është përmirësuar.
Pas ngjarjes të tre personat janë larguar me të shpejtë me makinën e tyre e cila pas pak minutash është gjetur nga forcat e policisë në flakë në afërsi të stacionit të trenit, një veprim i tillë mendohet të jetë bërë për të humbur gjurmët. Policia është vënë menjëherë në ndjeke, të tre grabitësit mendohen të jenë në moshë të re. Argjendaria e z. V. Zogaj nuk e ka për herë të parë një grabitje të tillë pasi si mësohet ky është rasti i tretë, por kësaj here shume e vjedhur ende nuk dihet.