Buster është 13 vjeç dhe para disa kohësh u diagnostikua më një sëmundje në kockat e cila i shkaktonte dhimbje të mëdha. Terapia e tij kërkonte që të merrte një dozë më rënd ilaçesh dhe si rezultat efektet anësore janë të pa pëlqyeshme pasi qeni tashmë nuk mund që të ec. Si rezultat i kësaj ai e kishte shumë të vështirë që të ngjiste shkallët e shtëpisë që të flinte mbrëmjeve me pronarin e vet. Fillimisht e bënte një gjë të tillë, megjithëse për të ishte një procedurë tepër e dhimbshme, por me kalimin e kohës nuk po mundej më që të ngjitej në katin e sipërm.
Kështu që braktisi çdo lloj përpjekje dhe mbrëmjeve rrinte në katin e poshtëm, duke qarë nga dhimbjet por dhe nga vetmia. Kështu Katty, një mace moshatare që jetonte si jashtë dhe brenda shtëpisë, ‘mendoi’ që ta ngushëllonte Buster-in dhe t’ia lehtësonte sado pak dhimbjet. Kështu vendosi që të flinte afër tij mbrëmjeve duke i bërë shoqëri qenit, ku ai si me buton madje që nga mbrëmja e parë pushoj së qari.
Që të dy tashmë flenë bashkë dhe nuk ndahen as për një çast, ndërsa Katty duket se e kupton problemin e tij dhe bënë sa mund, për aq sa ka në dorë që ta ndihmojë qenin. Edhe përse janë armiq të papajtueshëm nga vetë natyra, janë bërë shokët më të mirë në momente të vështira për të dhënë një mesazh të fuqishëm tek të gjithë…