Lepuri dhe Pashka Katolike
Në qendër të Evropës, në Munih të Gjermanisë, ndodhet një muze origjinal ku ruhen koleksione lepujsh pashke nga e gjithë bota. Atje ka më shumë se 2 mijë të tillë. Lepujt, së bashku me vezët e kuqe, duket filluar që nga shekulli i 16-17, janë simboli kryesor i Pashkëve të Mëdha për të gjithë të ashtu quajturit të Krishterë. Dokumenti i parë, ku përmendet ky simbol, është Trakti i Vezëve të Pashkës. Në këtë trakt, Gjeog Frank fon Frankenay pohon se lepujt janë bërë simbol i Festës Pranverore të Pashkës sidomos ne Elsas.
Po çlidhje ka lepuri me Pashkën?
Historia e shenjtërimit të kësaj kafshe të butë i ka rrënjët në lashtësi. Lepuri ka qenë shoqëruesi numër një i Easterës. Me pjellorinë e tij mahnitëse, ai simbolizonte vazhdimësinë e sigurt të llojit të vet.
Lepuri dhe Pashka Katolike fakt dhe realitet
Ka edhe një shpjegim tjetër: Festa e Pashkës vjen të dielën e parë pas Hënës së plotë, që pason barazimin e ditës me natën në prill dhe lepuri mendohet se është kafsha e Hënës. Në Evropën Mesjetare, ishte mbisundues mendimi se vezët e kuqe të Pashkës i sjell pikërisht lepuri. Që në atë kohë, u krijua tradita që të endeshin qilima të vegjël, ku të pikturoheshin lepuri dhe shporta me vezë pranë. Pelegrinët i merrnin këta qilima me vete kur niseshin për rrugë. Qarkullonte një legjendë se lepujt i fshihnin ato vezë në kopshte dhe fëmijët shkonin e i gjenin. Që nga ajo kohë, lepuri është bërë një nga personazhet për fëmijët. Edhe sot në ditët tona ëmbëltoret vazhdojnë të përgatisin çokollata e ëmbëlsira si lepuj. Sipas disa statistikave vetëm në Gjermani shiten për pashkët dhjetë mijë ton lepuj-çokollata.
Sa shumë ndryshime që janë bërë nga qëllimi fillestarë i festimit të Pashkës.