Uiski me shije bejkon!

Uiski me shije bejkon!
Uiski me shije bejkon!

Uiski me shije bejkon! Një shije klasike dhe vlera standarde për shumicën, uiski konsiderohet si një nga pijet alkoolike më famshme në mbarë botën. Shqeto, me uji apo akull, por edhe si pija bazë për shumë lloj koktejesh, shija e tij është e veçantë dhe e dallueshme dhe disa këtë mund ta dallojnë dhe me sy mbyllur! E njëjta gjë ndodh dhe me  aromën e tij. Marka të mëdha nga mbarë bota krenohen për prodhimin e tij, që janë përzgjedhur vazhdimisht nga konsumatorë për vite me radhë. Megjithatë, një risi duket se ka përfshirë dhe këtë pije, pasi tani ka ardhur ajo që bënë ndryshimin për t’i dhënë një shije të veçantë për kënaqësinë e dashamirësve të uiskit.

Uiski me shije bejkon!

 

Industria Britanike e prodhimtarisë së pijeve ‘Old Mayor’ frymëzohet nga … mëngjesi Britanik dhe i jep aromë bejkon uiskit!  Një kombinim shpërthyes, shije e fuqishme dhe aromë, premton se do t’iu befasojë. Dhe para se të shprehni mendimin tuaj kritik, përgjegjësi i kompanisë ka për të thënë këtë: ‘Aty ku futet bejkon krijon shijet më të mira. Kjo nuk është rastësi!’.


Gjithsesi ata që provojnë pijen në fjalë zbulojnë se ekziston  një shije e fortë e tymosur tek uiski por dhe një shije pikante. Specialistët, gjithsesi, theksojnë se mënyra më e mirë për ta shijuar këtë pije është ta provoni… shqeto!

Check Also

Fëmija thith gishtin

Fëmija thith gishtin; Pasojat që mund të ketë

Fëmija thith gishtin? A keni pyetur ndonjëherë veten se përse fëmijët thithin gishtin e madh? …

Subscribe
Notify of
guest

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

0 Comments
Newest
Oldest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x