Duket se ajo që para një dekade ishte tabu tashme po bëhet mese normale. Ajo që dënohej me masa të rrepta, tani mund të kalojë vetëm me një gjobë. Para pak pohekishim bërë një artikull për shtetin e Uruguait që është shteti i parë që ka njëprojektligj përlegalizimin e kanabisit. Duket që Shtetet e Bashkuar nuk do të ngelet prapa!
Shteti i Kolorados dhe i Uashingtonit janë të parat shtete Amerikane që kanë marrë këtë nisëm, duke miratuar një projektligj për legalizimin e tymosjes «për arsye mjekësore» të bimës narkotike marjuana ( ose si njihet ndryshe kanabis). Kjo kuptohet se mbi të gjitha është një lajm fantastik për kultivuesit por jo pak i mrekullueshëm edhe për autoritetet lokale që po përgatiten për të mbushur arkat nga biznesi i ri.
Këtu është për tu përmendur se ndër shtetet a parë për miratimin e ligjit për legalizimin e të quajturave “coffe shop” është shteti iHolandës që duket se situata nuk është edhe shumë favorshme si për konsumatorët edhe për kultivuesit. Kurse Amerika nga ana tjetër duket se ka bërë mendjen top dhe duke filluar nga 1 Janar i 2014 (nesër), shtetet Kolorado dhe Uashington hapin dyert për tymosjen në mënyrë legale të marijuanës.
Biznesi është edhe turistik, pasi disa ndërmarrje të këtij lloji ofrojnë edhe shëtitje në grup të organizuara. Të dyja shtetet kanë legalizuar përdorimin e kanabisit për qëllime mjekësore pas referendumit të nëntorit të kaluar, por normativa do të hyjë në fuqi më 1 janar 2014.
Faktikisht në Shtetet e Bashkuara përdorimi i kanabisit për përdorim mjekësor është tashmë i ligjshëm në 19 shtete, por duket se Kolorado dhe Uashingtoni kanë bërë një hap përpara duke aktivizuar një sistem ku autoritetet lokale do të mbikëqyrin kultivimin, shpërndarjen dhe tregtimin e barit.
Me sa duket asnjë shtet nuk është në gjendje për të eliminuar përdorimin e kanabisit. Është për të ardhur keq por situata sa vjen dhe përkeqësohet dhe autoritet janë gjithnjë e të pa fuqishme përballë luftimit të saj. Dhe meqenëse autoritetet janë të paafta, atëherë disa shtete menduan: “meqenëse nuk mund ta luftojmë, atëherë përse të mos e shfrytëzojmë?”. Dhe duket që e ardhmje për këtë treg është premtuese. Sipas një studimi të kompanisë ArcView, shitja e kontrolluar nga shteti e kanabisit do të rritet me 64% mes viteve 2013-2014, nga 1.4 miliardë dollarë në 2.34 miliardë. Pra tani besojë se duket fare qartë përse janë kaq të interesuar shtetet për të miratuar një projektligj për miratimin e kanabisit pasi parat që fitohen nga përdorimi i saj është një shumë vërtetë e majme. Këtu mund të përmendim thënjen e presidentit të Uruguait “Përse të mos i marrë shteti këto para, por t’i marrin bosët e mafies?”…