Danny Ross ishte duke parë televizor në shtëpinë e tij, kur fqinji i trokiti në derë, nisi ta mbyste me rrip dhe e goditi ndërkohë në mënyrë të pandërprerë me një thikë buke.
Agresori vazhdoi të qëllonte deri kur viktima humbi ndienjat, si rrjedhojë e mungesës së oksigjenit prej lakut në fyt.
Megjithatë, i liruar nga rripi, I plagosuri rinisi të merrte frymë dhe pavarësisht humbjes së madhe të gjakut, i shoqëruar brenda disa minutave në spital, ai arriti t’i mbijetonte plagëve të marra, ndonëse se pati nevojë për 70 qepje në trup.
Sipas mjekëve, të befasuar nga aftësia e një njeriu për të mbijetuar ndaj një sulmi të tillë brutal, ajo që i shpëtoi jetën 44-vjeçarit ishte mbipesha e tij.
Si rrjedhojë e shtresave të dhjamit pranë lëkurës, asnjëra prej thikave nuk kishte arritur të depërtonte në organet jetësore, duke mos shkaktuar kështu dëme të parikuperueshme dhe vdekjeprurëse.
Ndërkohë, agresori 33-vjeçar, u shpall ditën e martë fajtor për tentativë vrasje dhe pret të mësojë masën e dënimit më vonë gjatë muajit.
Lajmi u raportua nga e përditshmja britanike, “dailymail.co.uk”.
Por sipas fotos se bere duket mjaft qarte se eshte bere rreth 1 vite me pare.