Bëhen rrugët e para elektrike në Botë!

Bëhen rrugët e para elektrike në Botë!

Bëhen rrugët e para elektrike në Botë! Për herë të parë kamionë elektrikë, që do të karikohen me linjën ajrore energjetike, do të qarkullojnë në SHBA, me synim për pakësimin e ndotjes së ambientit  nga dioksidi karbonit në atmosferë. Autoritetet Rajonale të Cilësisë së Ajrit në Bregun Jugor të SHBA-së (SCAQMD), i dha kompanisë Siemens «dritën jeshile», që të instalojë një sistem elektrik me synim testimi, duke e bërë këtë në bregdetin e Los Anxhelos dhe të Long Biç, të cilat janë më të gjata në SHBA.

Bëhen rrugët e para elektrike në Botë!

Rrugët elektrike automobilistike të Siemens do të ndjekë linja të veçanta të qarkullimit nëpërmjet një sistemi ajror linje korrenti. Me këtë mënyrë, kamionët do ushqehen me energji ashtu si funksion edhe tramvaji. Në bashkëpunim me Volvo Group dhe me ndihmësin e saj Mack, Siemenes po zhvillon një automjet prototip për treguar se çfarë dëshiron që të bëjë. Gjithashtu, Siemens bashkëpunon me kompani që administrojnë kamionë nga Kalifornia, mjete të cilat do të jenë pjesë e testimeve.

Rrugët e reja me linja energjie do të instalohen në dy drejtime, në qytetin Karson, afër Los Anxhelos. Punimet priteshin të fillonin në muajin Qershor të vitit 2015 dhe do të zgjasin rreth një vit. Gjatë kohës së testimit, do të qarkullojnë deri në katër kamionë çdo ditë përgjatë gjithë rrugës elektrike nga të dyja drejtimet. Kamionët elektronikë (e-trucks) do pajisen me një sistem hibrid dhe me kolektorë inteligjentë të rrymës së vazhduar.

Meqenëse do të furnizohen me rrymë elektrike nëpërmjet lidhjes ajrore, kamionët nuk do të prodhojnë fare gazra që ndotin ambientin, kur qarkullojnë ne zonë. Në rrugët që nuk ofrohet linja ajrore energjetike, mjeti do të përdorë një sistem elektrik, i cili mund të karikohet nëpërmjet dizelit, ajrit natyral të kompresuar, baterisë ose ndonjë burim tjetër energjie. Kolektorë inteligjentë të rrymës së vazhduar i mundëson mjetit që të bëjë parakalime, të ndalojë dhe të riniset, dhe shpejtësia maksimale e kamoinit elektirk do të jetë deri në 90 kilometra në orë. Jo keq për një kamion. Dhe shpresojmë që kjo të jetë edhe shumë herë me ekonomikë nga karburanti i lëngshëm. /sp.SiteLuka.Com

 

Check Also

Rrugët gjermane të parat për kamionë vetëlëvizës!

Rrugët gjermane të parat për kamionë vetëlëvizës! E keni lexuar lajmin për rrugët elektrike, tani …

Subscribe
Notify of
guest

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x