Buka më e vjetër në botë

Buka me e vjeter ne bote
Buka me e vjeter ne bote

Ndoshta buka disa ditore ose dhe ajo e një dite më parë t’iu bëjë të jeni indiferentë për pamjen e saj, dhe t’iu thartojë paksa në shije. Por buka më bajate (e vjetër) në botë do të iu habisë. Buka e 92vjeçarit  Terry O’Kelly numëron 113 vite jetë, pasi u prodhua më vitin 1899 dhe copa që mbahet deri më ditët e sotme i takon gjyshit të tij. Ndonëse shumë persona mbajnë si suvenirë mjaftë objekte retro, fotografi të vjetra ose libra, por Terry nuk mundi kurrë që të shkëpute këtë copë buke nga e kaluar e tij.

Madje e mirëmban të mbrojtur në një enë mbajtëse të veçantë, e ndërsa tregon me mallëngjim historinë e tij: ‘Gjyshi im bëri disa vite burg për faktin se nuk mundi të paguante një gjobë të marrë nga autoritetet. Këtë bukë e pruri në shtëpi si suvenirë të burgimit. Që atëherë kaloj brez pas brezi dhe as kush nuk i shkon në mëndje që ta flakë. Është relikt…’ Dhe nëse tani mendon dhe pyetje me vend, në se Terry O’Kelly mendoi ndonjëherë ta… provojë, përgjigja është e qartë dhe e pritshme: ‘Është e fortë si gur!’…Pro kjo është buka më e vjetër në botë bukë 113 vjeçare!

Check Also

Kafeja mund të ndihmojë për të humbur peshë

Kafeja mund të ndihmojë për të humbur peshë

Kafeja është një nga pije që preferohet nga miliarda njerëz. Gjithashtu kafeinën e shtojnë shumë …

Subscribe
Notify of
guest

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

0 Comments
Newest
Oldest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x